Sunday 24 November 2013

Recel dhe liker Mandarine

Pee recelin duhen:
1-kg mandarina,
1-kg e gjys sheqer,
5-gota uje,dhe lengun e gjys limoni.

Pergatitja:
Lajme mire mandarinat,i grijme pak lekuren nga lart(lekurat nuk i hedhim se i duam per likerin). I vejme ne tenxhere dhe i ziejme nga momenti qe mer vale 5 min,.I marim i derdhim ujin dhe e perserisim kete gje tre here.
Mbasi i kemi mbaruar i vejme ne kullese te kullojne.Ne nje tenxhere tjeter hedhim sheqerin dhe ujin dhe i lejme te ziejne per 10 min,me pas shtojme dhe mandarinat dhe i ziejme per 15 min.
Me pas i mbulojme dhe i lejme ne tenxhere gjer diten tjeter.Diten tjeter i vejme te ziejne dhe i lejme gjer sa sherbeti te trashet,dhe 5 min para se ti heqim i shtojme lengun e limonit.
Per likerin duhen:
Gjysma e lekurave qe hoqem nga mandarinat,,
750ml votka,,
400gr sheqer,,
400ml uje.
Pergatitja:
Vejme lekurat ne shishen me votka.I lejme per 10 dite duke e tundur shishen vazhdimisht.Kur te kene kaluar ditet,vejme sheqerin dhe ujin te ziejne per 10 min,e heqim dhe e lejme te ftohet.Kullojme shum mire votken qe mos te kalojne copa nga lekura mandarines,qe pija te dali e paster,shtojme votken te sherbeti e berziejme mire dhe e hedhim neper shishe.

No comments:

Post a Comment

Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...