Tuesday 19 November 2013

Pogace Lule

Përbërësit: 1 kg miell,1/2 litër qumësht,2 vezë+1 për lyerje të pogaÇes,125 ml vaj,1-2 lugë s.sheqer,1 lugë e mesme kripë,1 qeskë sheqer vanileje,2 qeska tharmë buke,100 gr gjalpë.

Ulet tharmi në ½ gotë qumësht të vakët(merret nga masa e qumështit)me 1 lugë miell dhe pak sheqer.Zinet brumi me përbërësit e sipërshënuar,përpos gjalpit dhe 1 veze.Brumi ngjeshet në tavolinë të përmillur,pastaj vendoset në enë ku është zënë,lyhet me një lugë vaj dhe i mbuluar qëndron në vend të vakët afro dy orë.
Brumi i ardhur ngjeshet pak,pastaj ndahet në dy pjesë.Njëra pjesë e brumit ndahet në pesë kuleÇ. KuleÇët hapen sa tepsia ku do të piqet pogaÇja.Lyhen me gjalpë 4 kuleÇ,i pesti nuk lyhet,por i mbulon edhe anash të tjerët.Vendosen në tepsi dhe priten në tetë pjesë,duke i lënë skajet afro 2 cm të pa prera.
Pjesët e prera përvilen nga mesi, deri në skaj të tepsisë duke formuar kështu petale lulesh.Nga brumi i dytë, ndahet një topth brumi për mes,kurse pjesa tjetër pritet në 5 kuleÇ dhe veprohet njëlloj sikurse me brumin e parë.Petët e lyera vendosen në mesin e zbrazët të tepsisë dhe priten në tetë pjesë,por prerja bëhet në mes të petales së përvjelur.
Edhe këto 8 pjesë të prera përvilen në mes të petaleve të mëparshme.Në mes vendoset brumi në formë topthi ,i cili e formon lulen.PogaÇja mbulohet me pecetë për 30-40 min.pastaj lyhet me vezë,mbi i hidhet susam dhe futet në furrë të nxehtë me temperature 200* C për tu pjekur për afro 30-35 min.

No comments:

Post a Comment

Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...