Friday 22 November 2013

GLIKO KUMBULLE

Përbërësit :

2 kg kumbulla të qëruara
2 kg sheqer 
3 gota ujë
një lugë kafe limontos
3-4 gjethe lendersha për arom e
3 lugë gjelle gelqere

PASTRIMI I KUMBULLAVE

Marrim kumbullat dhe i heqim bërthamat. Duhet që bërthamat të hiqen me kujdes që mos të mos prishen kokërrat. Pas kësaj i qërojmë ato nga lekura, gjatë këtij procesi duhet të kemi kujdes që kumbullave tu rruajmë formën dhe të mos i prishim.

Mbasi i kemi qërruar të gjitha kumbullat i shpëlajme me ujë të bollshëm dhe i kullojmë. Pastaj do ti marrim dhe do ti fusim në gëlqere. Do trazohen shumë herë që të gjitha kumbullat të marrin gelqeren dhe të mos nxihen. Në gëlqere do ti leme për gati një ore. Do ti nxjerim nga gëlqerja dhe do ti shpëlajmë deri sa të pastrohen mirë më pas ato lihen të kullohen.

PËRGATITJA E SHURUPIT

Hedhim sheqerin në një tenxhere dhe hedhim në të edhe 3 gotat e ujit, e trazojme mirë deri sa të tretet sheqeri.
E vendosim tenxheren në zjarr për të zijer shurupin, në momentin që fillon të ziej ajo fillon të nxjerri dhe shkumë e cila duhet të hiqet me një luge gjelle. Pas nxjerrjes së lugës me shkumë ajo duhet të futet në një tas me ujë.
Në momentin që sherbeti nuk nxjerë më shkumë ne do të hedhim në tenxhere kumbullat e përgatitura dhe do ti zhysim ato me luge deri sa të mbulohen me shurup.

PËRGATITJA E GLIKOS

Mbasi i kemi zhytur mirë kumbullat në shurup i lemë që edhe ato të fillojnë të ziejnë së bashku me shurupin.

Gjatë procesit të zierjes kumbllat përsëri do të nxjerrin shkumë që duhet të hiqet vazhdimisht me lugë e cila përsëri duhet të futet në tasin me ujë, por duhet të bëhet kujdes që uje të nderohet vazhdimisht me uje te paster e te ftohet (nga cezma).

Zjerrja e kumbullave do të bëhet gjatë tre ditëve.
Në ditën e parë kumbullat do të mbahen në zjarr për 15 minuta nga momenti i fillimit të zjerrjes.

Në ditën e dytë kumbullat do të mbahen në zjarr për 10 minuta nga momenti i fillimit të zjerrjes, pas kësaj i heqim nga zjarri dhe i vendosim në një vend jo të nxehtë.

Në diten e trete kumbullat do të duhet të ziejnë deri sa shurupi të lidhet mire, kjo kontrollohet duke hedhur herë pas herë gliko në një pjatë të vogël për lidhjen e sherbetit. Pas kostatimit që shurupi është lidhur mirë glikoja është e përgatitur dhe duhet të hiqet nga zjarri.

Ne momentin që glikoja fillon të nxjerr shkumë ne duhet që të hedhim limontosin, por glikoja duhet të trazohet shpejtë sepse nga limontosi ajo shkumon shume më tepër dhe duhet ta heqim menjëherë nga zjarri.

SHËNIM

Për të pasur një gliko sa më të mirë atë duhet të lemë në tenxheren e përgatitjes për 48 ore, më pas ajo duhet të hidhet në enët e deshiruara (mundësisht në vazo qelqi).

Ju bëftë mirë.

No comments:

Post a Comment

Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...