Wednesday 23 April 2014

Tortë me kakao


Përbërësit:

  • 1 ve
  • 80 gr sheqer
  • 1 vanill sheqer
  • 100 gr margarin(në temperaturë dhome)
  • 2 lugë qumësht
  • gjysëm luge e qajit me sodë bikarboni
  • 300 gr miell
  • 3 lugë buke kakao
Filli:

  • 9dcl qumësht
  • 8 lugë sheqer
  • 10 lugë miell
  • 2 kese vanill sheqer
  • 130 gr margarin

Udhëzimet : 


Vezët,sheqeri dhe vanill sheqeri përzihen me pirun,i shtojmë kakon dhe qumështin,ne fund e shtojmë miellin të përzier me sodë bikarboni.I përziejmë të gjitha dhe në fund e qesim margarinen e coptuar në katrorë të vegjël.E ngjeshim brumin me dorë dhe e ndajmë në

4 pjesë.I tëhollojmë dhe i pjekim në tepsi të lyer me yndyrë dhe të kthyer mbrapsht.Petët piqen në temperaturë 180*C nga 5 minuta sepse janë të holla.(Mos u brengosni nese behen te forta sepse do zbuten pas 1 apo 2 oresh pasi qe te lyhen me fill)

Përgatitja e fillit:

7 dcl qumësht ,sheqeri dhe vanill sheqeri qiten në zjarr të vlojnë.Në 2 dcl e mbetura të qumështit e qesim miellin dhe e përziejmë mirë që mos të mbeten kokrra.Kur vlon qumështi e qesim miellin dhe e ziejm fillin.E lëjmë fillin te ftohet pak (të jetë pak i vakët) dhe i qesim margarinën e tundur me mikser.Me këtë fill i lyejmë petat .Përmbi lyhet me qokoladë të shkrirë.


Shërbehet për: 6-8 persona

Koha: 45 min

Tuesday 22 April 2014

Embelsire me luleshtrydhe

Embelsira me luleshtrydhe eshte e thjeshte dhe e shpejte per tu realizuar, por mbi te gjitha ka efekt befasues pasi paraqitet ne forme shume te kendshme dhe te bukur per syrin. Mund ta pergatitni me rastin e festave speciale. Une e pergatita per festen e nenes dhe rezultati final ishte i shkelqyer.

Si te pergatitim kete torte apo embelsire me luleshtrydhe:

Përbërësit :
3-4 filxhane luleshtrydhe te pera ne copa si ne figure
2 pete rumbullake brumi sfoliat
1/2 filxhan sheqer
1/2 filxhan uje
3 luge niseshte
1 e verdhe veze
Recete e shpejte per embelsire me luleshtrydhe
embelsire me luleshtrydheembelsira me luleshtrydheembelsira me luleshtrydhe receta

Udhëzimet:


Ne nje tenxhere presim luleshtrydhet, e lara dhe te qerruara, ne copa dhe i perzjejme me sheqerin. Me pas bashkojme me ujin dhe niseshten .Leme te vloje ne zjarr te ngadalte per 10′ derisa te formohet nje mase e trashe si reçel. Nderkohe njeren nga petet e brumit sfoliat e presim ne forma zemre si ne figure
Leme te ftohet masen me luleshtrydhet dhe me pas ne nje tave me diameter pak me te vogel se peta shtrojme leter furre dhe mbi te brumin sfoliat.
Mbulojme te gjithe siperfaqen me kremin e luleshtrydheve dhe mbulojme si ne figure me brumin e prere ne forma zemre.
Me ndihmen e nje peneli lyejme me te verdhe veze te gjitha zemrat dhe me pas sperkatim me sheqer.
Futim ne furre te paranxehur ne temperature maksimale perreth 20′.
Torta duhet te rezultoje e kuqeremte si ne figure. Mund ta servirni ne pjate me panna ose çokollate te shkrire.

Monday 21 April 2014

Lazanja ala bolonjeze

Përbërësit për 4–6 persona:

12 peta lazanjash,
200 g Parmigiano Reggiano i grirë,
1kg krem beshamel.


Për kimën:

1 karotë,
1 kokërr qepë,
4 lugë gjelle vaj ulliri,
1 gotë qumësht,
50g gjalpë,
1 gotë verë e kuqe,
kripë,
piper sipas dëshirës,
100g pançetë,
mish i grirë viçi
250 g lëng mishi,
250 ml lëng domatesh,
1 degë selino.

Udhëzimet :


Fillojmë me përgatitjen e kimës. Pastrojmë dhe grijmë hollë karotat, selinonë dhe qepën dhe të tria i skuqim në një tigan të nxehtë me gjalpin dhe vajin e ullirit. Grijmë hollë pançetën dhe së bashku me mishin e grirë i hedhim në po të njëjtin tigan ku i skuqim së bashku në zjarr të fortë për disa minuta.

E shuajmë me verë të kuqe dhe e lëmë të avullojë gjithmonë në zjarr të fortë. Kur të jetë gati, shtojmë lëngun e domateve, lëngun e mishit, kripë, piper dhe i lëmë të ziejnë të gjitha në tenxhere për rreth 2 orë. E përziejmë herë pas here duke shtuar lëng mishi dhe në fund ngadalë, qumështin. Në kohën që zien kima, përgatisim beshamelin duke pasur parasysh që për lazanjat ai duhet të jetë i

hollë. Kur t’i kemi edhe kimën edhe beshamelin gati, nxehim furrën në 160 gradë dhe fillojmë të shtrojmë lazanjat. Lyejmë me gjalpë një tavë drejtkëndëshe dhe shpërndajmë në të disa lugë kimë. Mbi to shtrojmë një shtresë lazanjash, pastaj një shtresë beshamel, sërish një shtresë kimë dhe i mbulojmë me një shtresë djathë Parmigiano të grirë. Përsërisim të njëjtën gjë për të gjitha shtresat.

Në fund përziejmë kimë dhe beshamel bashkë dhe i vëmë shtresën e fundit. E pjekim për 50–60 minuta derisa të formojë një shtresë të artë. Kur të jetë gati, e heqim nga furra dhe e lëmë të ftohet për 10 minuta para se ta presim.

Shërbehet për: 4-6 persona

Koha: 1 orë

Pija e “mrekullisë”

Qarkullon prej shumë kohësh, por është bërë publike dhe ka marrë përmasa të mëdha vetëm ditët e fundit!

Pija e “mrekullisë” siç e kanë pagëzuar është shpikje e z. Steo i cili pretendon se ajo ju ruan nga qelizat e infektuara që formohen në trupin tuaj apo të bllokoj zhvillimin e tyre.
Por, si e zbuloi z. Seto këtë pije?
Seto vuante nga kanceri në mushkri. Ia këshilloj këtë pije një botanistë shumë i njohur nga Kina. Kështu për tre muaj rresht e merrte rregullisht këtë pije, tashmë shëndeti i tij është normalizuar dhe pastruar nga çdo e keqe, padyshim që kanceri nuk ekziston më.
Pija nuk dëmton asnjë organ të trupit të njeriut dhe nuk krijon komplikacione.
Është si një pije “mrekulli”! Është e thjeshtë.
Ju duhet një rrënjë panxhari, një karotë dhe një mollë që kombinohen së bashku për të bërë lëng! I lani mirë të sipërpërmendurat, i prisni bashkë me lëkurën në copa – vendosini në shtrydhëse frutash dhe menjëherë ju keni një lëngë të pijshëm. Ju mund të shtoni një sasi të vogël limoni për shije shumë më të freskët.

Kjo pije është rezultateve për këto sëmundje:
1. Shkatërron qelizat kanceroze, të cilat do të zhvillohen dhe izolon qelizat e kancerit që të mos zhvillohen.
2. Parandalon sëmundjet e mëlçisë, veshkave pankreasit, dhe shëron ulçerë.
3. Fuqizon mushkrit, parandaluar sulmin në zemër dhe presionin e lartë të gjakut.
4. Forcon sistemin imunitar
5. Bënë mirë për shikimin, sytë, lehtëson sytë e skuqur dhe të lodhur si dhe pastron perden.
6. Ndihmon në eliminimin e dhimbjeve të muskujve.
7. Desifikton duke ndihmuar funksionin e zorrës dhe eliminon kapsllëkun. Pra, bënë lëkurën tuaj më të shëndetshme dhe më të shndritshme.
8. Përmirëson erën e keqe të gojës, që krijohet për shkak të mostretjes dhe infeksioni në fyt.
9. Të qetëson nga dhimbjet
10. Ndihmomë të sëmurin nga riniti alergjik.

Mpiksja e gjakut / Goditja ne tru!

Unë i bëj thirrje gjithë miqve të mi për të lexuar & SHPERNDARE kete, ju mund të shpetoni jetën e te afermve tuaj duke ditur këtë informacion të thjeshtë!


Goditja ka një tregues të ri! 

Në qoftë se e shpërndani në dhjetë njerëz, ju keni një shans për të shpëtuar një jetë. 



Mpiksja e gjakut / Goditja ne tru!



Gjatë një feste mes miqsh ne natyre (BBQ), një grua u pengua dhe humbi pak ekuilibrin - ajo u siguroi të gjithëve se ishte mirë (ata menduan për të thirrur ambulancen) ... por ajo tha se ishte penguar mbi një tullë për shkak të këpucëve të saj të reja.
Ata e pastruan zonjen dhe ajo mori një pjatë të re të ushqimit. Ndërsa u shfaq pak tronditur, Xhejn shkoi për shijuar pjesën tjetër të mbrëmjes.

Burri i Xhejnit telefonoi më vonë duke u thënë të gjithëve se gruaja e tij u dërgua në spital - (ne oren 6:00 Xhejn vdiq). Ajo kishte pësuar një goditje në tru gjate kohes ne feste. Nese do te kishin njohur si të identifikonin shenjat e një goditje, ndoshta Xhejn do të ishte me ne sot. Disa nuk vdesin. Ato përfundojnë në një gjendje të pashpresë.

Kushtojini vetëm një minutë për të lexuar këtë shkrim.
Një neurolog thotë se në qoftë se ai mund të marre një viktimë qe ka pesuar goditje brenda 3 orësh, ai mund t’i eleminoje efektet e një goditje ... totalisht. 
Si ta njohim një goditje ne tru?
Ndonjëherë simptomat e një goditje janë të vështira për t’u identifikuar. Fatkeqësisht, mungesa e vetëdijes parashikon katastrofë. Viktimat e goditjes mund të vuajnë dëme të rënda në tru kur njerëzit pranë tyre dështojnë të njohin simptomat e një goditje.

Tani mjekët thonë se cdokush mund të njohë një goditje duke i pyetur tre pyetje të thjeshta:
Kerkojini personit te Buzëqeshë.
Kerkojini personit të thotë nje Fjali te
thjeshtë (koherente)
(p.sh. supë pule)
Kërkojini atij të ngreje lart te dy krahët.
Nëse ai ose ajo ka probleme me njëren nga këto, telefononi numrin e urgjencës dhe përshkruani menjëherë simptomat.

Shenjë e re e një goditje --- nxirrni jashtë Gjuhën

SHËNIM: Një tjetër "shenjë" e një goditje është kjo: Pyetni personin që te "nxjerrë" jashtë gjuhën e tij. Nëse gjuha është e "shtrembër", në qoftë se ajo shkon në një anë ose tjetren, është gjithashtu një tregues i një goditje.

Një kardiolog thotë se nëse gjithkush që merr këtë, e dërgon në 10 njerëz, ju mund të shpetoni te paktën një jetë.

Unë kam bërë pjesën time. Po ju?

Sunday 20 April 2014

Torte me puding..

Perbersit : 
  • 1 liter qumesht,
  • 2 puding(nje me vanilje dhe 1me kakao)
  • 1pako biskota savojardi 
  • fruta sipas deshires ( me banane behet e mire )
Pergaditja :

Marim nje tenxhere ne te hedhim budingun me kakao,3luge sheqer dhe 500ml qumesht e trazojme deri sa te filloje te nxjeri bulza .
Pra te trashet,me pas e leqim dhe e lem sa ti iki nxehtesia te njejten gje bejme dhe me pudingun tjeter..pastaj ne nje tepsi shtrojme biskotat
Siper i hedhim bud. me kakao shtrojme biskota serish dhe siper budingun e vaniljes e lem disa minuta sa te mpikset dhe e zbukurojme me fruta siper
E lem 4 ore ne frigorifere dhe pastaj esht gati! esht embelsire shum e thjesht dhe shum e mir.

Receta eshte derguar nga nje mikeshe e faqes sone :)

Uthulla e mollës mund të përfshihet shumë lehtë edhe në përditshmërinë tuaj të bukurisë

Acidi acetik i uthullës së mollës heq mbetjet dhe forcon flokët. Ajo eliminon bakteret, heq zbokthin nga lëkura e kokës dhe u jep shkëlqim flokëve.

-Tonifikon lëkurën
Njomeni në uthull pak pambuk dhe lyeni me të pjesën "T" të fytyrës (hundën, ballin). Ajo parandalon skuqjen dhe aknet e padëshirueshme.

-Banjo me uthull molle
Hidhni uthull molle në ujin e banjës së këmbeve për të qetësuar fryrjet e këmbeve në fund të ditës dhe për të eliminuar bakteret që shkaktojnë erën e pakëndshme të këmbëve.

-Për zbardhjen e dhëmbëve
Shpëlani gojën me uthull molle në mëngjes dhe në mbrëmje për heqjen e njollave, zbardhjen e dhëmbëve dhe për eliminimin e baktereve që shkaktojnë erën e pakëndshme të gojës.

-Për të mos u dukur varicet
Uthulla e mollës stimulon qarkullimin e gjakut dhe pengon fryrjen, duke i bërë enët e gjakut të duken më pak.

-Ul njollat bojë kafe
Uthulla e mollës përmban sulfite që luftojnë efektet e moshës, duke i bërë të duken më pak njollat boje kafe, kësisoj duke e bërë lëkurën më të bukur.

-Hidhni uthull molle në vaske
Hidhni uthull molle në ujin e vaskës dhe lëreni ta çlirojë trupin tuaj nga toksinat. Ajo ju hidraton dhe tonifikon.

Nese ky informacion ishte i dobishem per ju, te lutem SHPERNDAJE. Faleminderit :)

Saturday 19 April 2014

Djath i bardhë

Djathi I bardh -  fitohët nga qumështi I lopës, deles apo I dhisë. Prej koëhrave të mëhërëshme gjër me sot djathi nuk mungonte në sofrat tona.


Përbërësit:

  • 3-5l qumësht
  • 1-2 lugë gjelle tharmë djathi
  • Kripë


Udhëzimet :

Qumshtit të vakët I hedhim 1-2 lugë tharmë djathi dhe pasi që fermentohet e hedhim në nape (cedillë) qe të kullohet. Pasi qe e lëshon hirrën, cedillën me shlirrë e vendosim në një drrasë siper cilës I vejmë një petë guri për të marë formën e shtypur. Djathin e njomë e prejmë në copëza të cilat I kryposim dhe I rreshtojmë në shekë(kacë). Në disa treva tona djathi I bardhë është zënë edhe pa tharmë djathi por vetëm me shllirë.

Dieta me qumësht, rrëzoni 2 kg në 3 ditë

Nëse dëshironi që me shpejtësi të humbni në peshë, mund të aplikoni dietën me qumësht. Efekti i kësaj diete është humbja e dy kilogramëve për tre ditë.
Dieta me qumësht ul nivelin e kolesterolit në gjak, forcon eshtrat, sistemin nervor, normalizon funksionimin zorrëve dhe përmirëson mikro-florën. Gjithashtu, kjo dietë përmirëson gjendjen e lëkurës, e madje ndihmon edhe në largimin e akneve. Me përdorimin qumështit dhe prodhimeve të tij gjatë kësaj diete, jo vetëm se do t’i humbni kilogramët shtesë, por trupin tuaj do ta furnizoni me materie të dobishme, me ç’rast do ta përmirësoni shëndetin tuaj. Konsumimi i një litre qumësht brenda ditës përmbush nevojat e organizmit me proteina; produktet e qumështit po ashtu ndikojnë mirë në sistemin tretës dhe forcimin e kockave, shkruan portali ‘Dieta dhe kontrolli Iipeshes’. 

Ja cila është dieta: 
Është e rëndësishme që përpara çdo vakti të konsumohet një gotë ujë (pa gaz). Gjithashtu, gjatë aplikimit të dietës me qumësht është e rekomandueshme të zvogëloni aktivitetet fizike (nëse merreni me to). 

Mëngjesi: 
1 gotë kos, 1 banane, çaj me mjaltë apo kafe me qumësht (pa sheqer). 

Dreka: 
100 gr corn flakes me qumësht (ose tërshërë e

gatuar me qumësht), 200 gr djathë, 1 gotë qumësht. 

Darka:
1 vezë të fërguar, sallatë me tranguj e shoqëruar me kos ose djathë të freskët 

Pas darkës: 
1 dardhë, 1 gotë kos.

Nese ky informacion ishte i dobishem per ju, te lutem SHPERNDAJE. Faleminderit :)

Zhdukni thinjat me piper të zi


Në vëndet lindore në mënyrë tradicional përdoret piperi i zi për parandalimin e shfaqjes së flokëve të thinjura. Një gram piper përziejeni me gjysmë filxhani kos, gjysmë luge lëng limoni dhe po aq vaj bajameje. Masën e përgatitur e vendosni në flokë, masazhojeni mirë dhe mbajeni gjysmë ore, dhe pastaj lajeni me ujë të vakët. Maskë përdoreni dy herë në javë. Masa e përdorur do t'u kthejë ngjyrën e errët flokëve dhe do të pengojë shfaqjen e mëtejshme të qimeve të thinjura.

Wednesday 16 April 2014

Kroasant

Perberesit:
  • 3 veze
  • 3 luge sheqer
  • 200 gr gjalpe
  • 1 gote qumesht
  • 700 gr miell
  • lekure limoni
  • maje birre
  • nutella,ose recel
Pergatitja:
Perziejme te gjithe perberesit dhe formojme nje top.E leme per gati nje ore sa te vije brumi.
E ndajme topin ne disa topa te vegjel dhe me secilin top bejme nje rreth(jo te holle fare)duke e hapur.
E ndajme rrethin ne 8 pjese dhe ne cdonjeren veme nutellen ose recelin.
E rrotullojme nga lart -poshte dhe formojme molton.
Keto i veme ne tepsi dhe i leme gati nje ore sa te vijne prape.I pjekim ne furre me 180 grade per 30 min dhe jane gati per tu sherbyer.
Pune te mbare!

Ushqimi që vret më shumë se duhani dhe alkooli

Angli - Sheqeri nëse konsumohet në sasi të mëdha mund të jetë tejet i dëmshëm. Por për konsumin e tepërt të tij ka nisur një fushatë sensibilizuese në Angli. Nismëtarët e kësaj fushate kanë bërë krahasime të ndryshme për të sensibilizuar opinionin publik, madje e kanë krahasuar edhe me duhanin, për shkak të dëmeve që shkakton. Kjo iniciativë është quajtur ''Action on Sugar'', nëpërmjet së cilës kërkohet që në produktet ushqimore të ulet përmbajtja e sasisë së sheqerit.

Ndër të tjera thuhet se prej konsumit të tij shkaktohet diabeti, obeziteti, hipertensioni, tumoret etj. Alarmi për elementët toksikë të sheqerit ishte ngritur edhe para disa vitesh, kur studiuesit e Universitetit të San Francisco, e krahasuan me alkoolin, duke e lidhur me 35 milionë të vdekur në botë, për shkak të komplikimeve të ndryshme. Thuhet se kjo fushatë mund të çojë edhe në ndalimin e reklamave për produktet e pasura me sheqer.

Nese ky informacion ishte i dobishem per ju, te lutem SHPERNDAJE. Faleminderit :)

Tuesday 15 April 2014

Per grate qe kane rrudha poshte syve (Rekomanduar nga nje dermatolog)

Per grate qe kane rrudha poshte syve apo per femrat e tjera qe i kane te theksuar rrathet e zinj te syve, mund te perdorin caj me bustine.

Sygjerohet me shume te perdorin caj kamomili. Duhet ti ngrohin bustinat dhe ta mbajne mbi sy(si ne foto) per rreth 15 min. Brenda 7 diteve do te shikojne ndryshim rrenjesor. 

Perdoreni sepse eshte shume efektive. Nese ky informacion ishte i dobishem per ju, te lutem SHPERNDAJE. Faleminderit :)

Monday 14 April 2014

Revani me Sherbet

Përbërësit:
  • 10 vezë të freskëta fshati
  • 10 lugë sheqer
  • 10 lugë miell
Perberesit per sherbetin:
  • 1 kg sheqer
  • 5 gota ujë,
  • 1 qeskë sheqer vanilje
  • 4 rrathë të hollë limoni.
Sherbeti pasi të fillojë të vlojë,vazhdon zierjen edhe pesë min.në zjarr të ulët,largohet nga zjarri,i shtohet edhe një filxhan k.ujë i ftohtë.

Tunden të bardhat e vezëve me sheqer gjersa të krijohet një shkumë e qëndrueshme dhe të shtojnë vëllimin 4-5 herë.Shtohen të verdhat e vezëve një nga një duke i tundur vazhdimisht.Hidhet mielli me lugë duke e përzier nga lartë-poshtë që të mos ulet brumi.Masa derdhet në tepsi të lyer me yndyrë e të përmillur.Tepsia mbushet në ¾ e lartësisë,pasi që gjatë pjekjes brumi rritë vëllimin.Futet në furrë të nxehtë me temperaturë 160-170* C për t’u pjekur për afro 1 orë.Gjatë pjekjes furra nuk hapet.Pasi të ftohet,hidhet sherbeti i vakët.Pritet në delima.

Sunday 13 April 2014

Manchmelow

Përbërësit :

4 të kuqtë e vezëve
100 gr sheqer
1 dl vaj
1dl qumësht
1 lugë kakao
1 pluhur për pjekurina
200 gr miell

Filli:
4 të bardhat e vezëve
10 lugë sheqer



Glazura:
100 gr qokoladë kuzhine
pak vaj

Udhëzimet :


Rrahim të kuqtë e vezëve me sheqer,pastaj i shtojmë vajin qumështin dhe kakaon.Në fund e shtojmë miellin e përzier me pluhur per pjekurina.
Masën e qesim në tepsi të lyer me yndyrë dhe e pjekim në temperaturë 180*C rreth 20 minuta.
Deri sa të piqet torta ,rrahim të bardhat e vezëve me sheqer deri sa të bëhet shkumë e fortë.
Pastaj i hedhim mbi tortën e pjekur dhe e fusim përsëri në furrë në temperaturë 100 *C për 10 minuta.
Kur të ftohet i hedhim përmbi qokoladën e shkrirë me pak vaj dhe pak qumësht.

Shërbehet për: 6-8 persona

Koha: 30 min


Bërthama mirëbërëse E KAJSISË

Bërthamat e kajsive janë të veçanta për vitaminën shumë të rallë B17, së cilës i vishet veprimi antikancerogjen e cila është e domosdoshme të futet në organizëm çdo ditë.

Bërthamat janë jashtëzakonisht shëruese, të cilat me shije të kujtojnë bajamen e hidhur, janë burimi i pasur me vitaminën B17, për të cilën disa ekspertë mjeksorë dhe biologë të pavarur mendojnë se ndihmon në shërimin e sëmundjeve keqdashëse.

Bërthamat e kajsive janë shumë të ushqyeshme, sepse përmbajnë yndyrna dhe aminoacide esenciale, si dhe vitamina dhe minerale me bollëk. Ekspertët rekomangojnë 6 dheri në 10 fara kajsish në ditë.

Vlerat ushqyese e vënë kajsinë në radhën e parë të frutave më të shëndetshme, por për çfarë ajo shquhet veçanërisht është bërthama e saj për të kuruar kancerin.

Kajsitë përmbajnë sasi të mëdha kaliumi dhe natriumi, që janë të përshtatshëm për uljen e shtypjes së gjakut dhe janë të shkëlqyera për parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare. Në shëndetin e zemrës efekt shumë të favorshëm ka edhe përmbajtja e lartë e beta-karotenit dhe likopenit.

Vitamina A, që kajsija e ka me bollëk, është antioksidues i fortë që mbron qelizat dhe indin nga dëmtimet e shkaktuara nga radikalet e lira, që krijohen si pasojë e ekspozimit të organizmit në ndikime të ndryshme të dëmshme.

Nese ky informacion ishte i dobishem per ju, te lutem SHPERNDAJE. Faleminderit 

Saturday 12 April 2014

Kokos Bajadera

Përbërësit:

1. Për pjesën e errët nevojiten:

1 dcl qumësht
150 gr sheqer
125 gr margarin
1 kese vanill sheqer
1 lugë kakao
300 gr keksa të bluar
2. Për pjesën e bardhë nevojiten:

1 dcl qumësht
150 gr sheqer
125 gr margarin
50 gr keksa të bluar
200 gr kokos

Udhëzimet:

Përgatitja(pjesa e errët):
Qumështi,sheqeri,vanilla dhe margarini nxehen duke u perzi vazhdimisht deri sa të shkrihet sheqeri.Pastaj ia qesim keksat i përziejm mirë , i shtijmë në një tepsi dhe i lejmë të ftohen.

Përgatitja (pjesa e bardhë).
Qumështin ,sheqerin dhe margarinën i nxehim duke i përzi deri të shkrihet sheqeri.Pastaj i hedhim keksat e bluar dhe kokosin.I përziejm mirë dhe i hedhim mbi masën e errët.Përmi i qesim pak kokos.

Shërbehet për: 8 persona

Koha: 45 min

Friday 11 April 2014

Krem Karamele

Përbërësit:
6 vezë
1 litër qumësht
Një pakete vanilje
1/2 kg sheqer
Për karamelen: 5 lugë sheqer

Udhëzimet:
Së pari përgatisni karamelen duke përzier mirë sheqerin deri sa të përfitoni një lëng ngjyrë kafeje të cilin do ta shpërndani nëpër tasa. Nga ana tjetër zieni qumështin në një tenxhere dhe lerëni të ftohet pak.

Në një tas rrihni duke përdorur mikser vezët se bashku me sheqerin dhe vaniljen deri sa të bëhen si shkumë. Më pas përziejeni me qumështin e vaket në zjarr të ulët.

Shpërndajeni këtë masë nëpër tasat që hudhët kremin e karameles si për parë dhe lerëni të ftohët në frigorifer për disa orëve ta shërbeni kthejini tasat mbrapsht në mënyrë që karameli të vijë sipër dhe zbukurojeni me thela qitroje.

Shërbehet për: 4 persona

Koha: 30-40 min

Thursday 10 April 2014

Tortëza me zemër çokollate

Përbërësit për 6 tortëza:
  • 100 g çokollatë fondente
  • 100 g gjalpë
  • 2 vezë
  • 80 g sheqer
  • 40 g miell
  • Akullore me krem
Përbërësit:
Lyejmë me gjalpë dhe më pas me miell 6 stampa mufini. Shkrijmë mbi zjarr çokollatën dhe gjalpin me disa lugë ujë. Pastaj  e largojmë nga zjarri dhe hedhim vezën, sheqerin e së fundi miellin, duke i përzier vazhdimisht sa të formohet një krem i njëtrajtshëm. Mbushim stampat me kremin e përgatitur pak a shumë përgjysmë. I fusim në furrë me 200 gradë për 10 minuta: kur korja e sipërme e tyre fillon të plasaritet, e kuptojmë që janë pjekur. I nxjerrim menjëherë nga furra, që nga zjarri dhe hedhim vezën, sheqerin e së fundi miellin, duke i përzier vazhdimisht sa të formohet një krem i njëtrajtshëm. Mbushim stampat me kremin e përgatitur pak a shumë përgjysmë. I fusim në furrë me 200 gradë për 10 minuta: kur korja e sipërme e tyre fillon të plasaritet, e kuptojmë që janë pjekur. I nxjerrim menjëherë nga furra, që t’ju mbetet e butë. I shërbejmë tortëzat me zemër çokollate të nxehta, të shoqëruara me një topth akullore me krem.

Wednesday 9 April 2014

Spanaqi dhe sallata luftojnë tumoret te femrat

Prej kohësh është i njohur fakti që frutat dhe perimet ndihmojnë në parandalimin e shumë sëmundjeve, por falë një studimi të bërë publik kohët e fundit kemi informacion më të saktë mbi ushqimet “mike” të shëndetit.
Studimi që përfshiu 31 mijë gra italiane konfirmoi aftësinë e madhe parandaluese kundër kancerit tek femrat nga spinaqi, sallata jeshile, panxhari dhe perime të tjera me gjethe.
Studimi Epic përfshiu 31 mijë gra të shëndetshme, të moshës 36-64 vjeç, të ndara në 5 qendra italiane dhe të monitoruara për më tepër se 10 vjet. Pjesëmarrëset dhanë informacion mbi ushqimin, stilin e jetës dhe përmasat e tyre trupore ( pesha, gjatësia, gjerësia e belit).
Pas përpunimit të të dhënave dhe monitorimit, u arrit në rezultatin se mbrojtësi kryesor ndaj kancerit të gjirit janë mbi të gjitha perimet me gjethe, qofshin këto të gjalla apo të gatuara.
“Spinaqi, sallata jeshile, panxhari dhe perimet me gjethe kanë mbrojtur 30000 gra nga tumori. Kjo falë përmbajtjes së tyre me antioksidantë të cilat përqendrohen pikërisht në gjethe. Për më tepër, në rastin e perimeve të pagatuara shtohet edhe efekti i shëndetshëm i vajit të ullirit me të cilat ne i konsumojmë”,- ka shpjeguar një nga mjekët pjesëmarrës në studim.Nga studimi u arrit edhe në përfundimin se kanë efekte mbrojtëse, por të konsumuara në sasi të vogël edhe specat, patëllxhanët, fasulet, dhe kungulleshkat. Për sa i përket domates së pjekur u arritur në përfundimin se ajo nuk jep asnjë efekt mbrojtës.
Pra, në dietën tonë të përditshme duhet të jenë të pranishme perimet me gjethe. Por në çfarë sasie? Sipas studiuesve, të paktën 200 gram në ditë, të cilat edhe falë ndjesisë të ngopjes që japin gjatë ushqyerjes, do të ndihmojnë edhe të shëndosheni më pak.

Ja sëmundjet që shëron qumështi i bletës

Qumështi i bletës është kaq shumë funksional saqë mund ta përdor çdo kush pa dallim moshe apo seksi. Thuhet që mund ta përdor çdo kush, pasi ka efekte tejet pozitive për shëndetin, përveçse maskave të ndyshme të bukurisë. Qumështi i bletës është tonik, energjik, antiseptik (kundër mikrobeve)etj.
Qumështi i bletës që prodhohet nga gjëndrat e bletëve punëtore dhe përmban të gjitha amoniacidet esenciale për njeriun. Duke qenë se përmban minerale të shumta si kalium, kalcium, natrium, vitamina të ndryshme ai ka një efekt qetësues dhe çlodhës dhe ul nivelin e hormoneve të tiroides.
Ka efekt qetësues dhe çlodhës, ul nivelin e hormoneve të tiroides. Ndihmon zhvillimin dhe rritjen. Stimulon gjëndrat seksuale, ndihmon prodhimin e vezoreve, gjatë shtatzënisë, duke rritur nivelin e progesteronit në gjak. Rrit nivelin e testosteronit në gjak, duke ndihmuar në problemet e potencës mashkullore. Stimulon gjëndrat mbiveshkore. Ndihmon në sëmundje si artriti ose lodhja kronike. Ul zmadhimin e prostatës, ka të njëjtin efekt si hormonet femërore. Normalizon punën e testikujve. Ndihmon në funksionimin e mëlçisë dhe sëmundjet e saj, hepatite, rigjeneron strukturën e mëlçisë. Ka efekt antiinflamator (si paracetamoli, advili). Pastron organizmin nga toksina.
Ndihmon funksionimin e veshkave. Rrit jetëgjatësinë e njerëzve, duke ruajtur rininë e enëve të gjakut. Zgjeron enët e gjakut. Ndihmon në uljen e kolesterolit dhe triglicerideve. Rrit imunitetin.
Ndihmon në formimin e rruazave të kuqe të gjakut, këshillohet në anemi. Ndihmon në mikrohemorragji. Në lëkurë, rregullon prodhimin e yndyrës. Përdoret në kozmetikë, sepse ndihmon në pastrimin dhe rinimin e lëkurës. Përdoret si agjent antibakterial dhe antivirusal lokal për probleme të ndryshme të lëkurës. Te fëmijët e sapolindur ndihmon në rritjen në peshë.

Kur nuk duhet të përdoret
Në kriza astme, sepse qumështi i bletës mund të
ngushtojë bronket, gjë që do ta rëndonte sëmundjen. Në alergji ndaj përbërësve të qumështit të bletës. Nuk duhet ta përdorin ata që vuajnë nga sëmundja Addison, si dhe ata që kanë kancer në fazë akute.

Kura
Kura duhet të zgjasë një muaj, maksimumi tre muaj, për dozat lexoni me kujdes letrat që e shoqërojnë dhe respektoni indikacionet e shkruara. Rezultatet e kurës mund të shfaqen menjëherë ose me pak vonesë, sepse ndryshe nga poleni, qumështi i bletës vepron më ngadalë.
Sëmundjet në të cilat duhet të përdoret

-Hipertiroidisem
-Diabet
-Hiperkolesterolemi, hipertrigliceridemi (kolesterol dhe trigliceride të larta)
-Sëmundje të zemrës dhe enëve të gjakut
-Sëmundje kronike të mushkërive
-Sëmundje të gojës, probleme me mishrat e dhëmbëve, probleme të fytit
-Sëmundje të veshkavestrong>
-Artrite reumatoide
-Probleme seksuale, probleme me riprodhimin, ndihmon në periudhat e premenopauzës
-Kancer
-Në pediatri ndihmon sidomos fëmijët e lindur para kohe ose distrofikë

Tuesday 8 April 2014

Biskota te sheqerosura

Përbërësit për këtë recetë për 30 biskota:
  • 125 g gjalpë
  • 125 g sheqer
  • 1 vezë
  • 225 g miell
  • Gjysmë pako maja
  • 1 lugë plot me kakao pluhur
  • 2-3 lugë me sheqer

Përgatitja:
Në një tas të madh rrihni deri në krem gjalpin me sheqer. Shtoni vezën dhe vazhdoni ta punoni. Sitni mbi këtë përzierje miellin, majanë pluhur dhe kakaon pluhur dhe trazojeni mirë. Formoni toptha dhe rrotullojini në sheqer. Vendosini pastaj në një tavë, shtypini lehtë me një pirun (ose me gishta) dhe kalojini në furrë 180 gradë për 15-20 minuta duke kontrolluar mirë pjekjen. Ftojini në një rrjetë pastiçeri dhe ruajini biskotat të mbyllura mirë në një kuti teneqeje.

Monday 7 April 2014

Embelsire me molle

Pergatitja  sipas rradhes se punes:
  • Marim 3 molle, i presim ne feta dhe i sperkatim me lengun e nje limoni.I leme keshtu  derisa te pergatitim brumin
PER BRUMIN DUHEN:
  • 450gr miell
  • 100gr sheqer
  • 1 zarf pluhur per embelsirat
  • pak arome portokalli (nga koncentratet qe shiten te gatshme)
  • 150gr gjalpe  i ftohte i prere ne copeza
  • 1 veze
  • 125gr kos i bardhe
Perziejme te gjithe perberesit me qellim qe te formojme brumin.Pasi brumi te jete gati e ndajme pergjysem.
Marim njeren pjese dhe hapim nje pete me trashesi 0,5cm.Peten e vendosim ne tepsi ku kemi shtruar leter furre dhe mbi pete shtrojme mollet dhe shperndajme mbi to 100gr sheqer.
hapim peten e dyte njelloj me diametrin e te pares (pak a shume diameter 30cm) Mbyllim mire anet dhe e futim ne furre 180° derisa te piqet. Kur eshte gati e presim ne copa te formes dhe madhesise te deshiruar dhe e servirim me sheqer pluhur siper.

Receta eshte gati, ju befte mire!

Pallaqinka

Përbërësit:
5 veze,
gjysme litre qumesht (ne mungese te qumeshtit vetem uje),
pak kripe,
sheqer vanileje,
1 filxhan kafeje vaj,
400 gram miell.

Udhëzimet:


Se pari tunden vezet pastaj shtohen: qumeshti, vaji, kripa, sheqeri i vaniles e mielli dhe tunden te gjitha. Tigani per pallaqinka, pasi ngrohet me pare, lyhet me pak vaj. Pastaj, e hedhim pak brume aq sa te krijohet nje pete e holle me trashe si prej 1mm. Pallaqinkat piqen ne te dyja anet. Keshtu vazhdon derisa te harxhohet i tere brumi.

Pallaqinkat mund te lyhen sipas zgjedhjes: me mermelat, me mjalte, me djathe etj. I mbeshtjellim ne forme roleje dhe i vendosim ne pjate.

Shërbehet për: 4 persona

Koha: 25 min

Tavë dheu tiranse

Tavë dheu tiranse

Perberesit
300g gjize,
250g mish ose melci,
3 domate,2 speca,
150g vaj ulliri,
3 thelbinj hudhra,spec i kuq
1 lug gjelle,
2 kokrra qepe dhe kripe…

Udhëzimet 
Marim nje tigan hedhim vajin, hedhim mbrenda ne tigan mishin qepen trazohen,,me pas hedhim domatet e grira, hudrat, specin e kuq,i trazojm dhe i lejme per 20 min derisa te ziejn me pas hedhim dhe gjizen.

Shërbehet për: 4 persona

Koha: 40 min

Sunday 6 April 2014

Mjekët thonë ‘mos i pastroni veshët’

Dëgjoni se ç’thuhet: Njerëzit që janë të prirur për të pastruar veshët nga brenda, duhet të heqin dorë menjëherë nga ky zakon – veshët pastrohen vetë.

Futja e një shtupe pambuku apo ndonjë gjë tjetër në vesh – është veprim jo vetëm i pashëndetshëm – por edhe i rrezikshëm.
Shumica e njerëzve fillojnë të zhbirojnë veshët – duke shpresuar për të hequr dyllin e krijuar në kanalin e veshit. Dylli i veshit, megjithatë, është i butë dhe si rrjedhim del jashtë vetvetiu.
Duke kruajtur a zhbiruar veshin me një kunj druri të mbështjellë më pambuk, personi nuk bën gjë tjetër veçse e shtyn dyllin më thellë brenda në vesh – kjo mund të rezultojë në një udhëtim në zyrën e mjekut.
Bllokimi nga dylli është një nga shkaqet më të shpeshta të humbjes së dëgjimit. Gjithashtu, duke ngacmuar kanalin e veshit krijohen gjasat për dëmtimin ose çarjen e daulles së veshit.
Dylli në vesh ekziston për një arsye; për të mbrojtur veshët nga pluhuri, grimcat e vogla dhe bakteret. Dylli mbron edhe lëkurën delikate të kanalit të veshit nga ngacmimet ose pezmatimet nga uji gjatë larjes.
Pra shprehja “pastro veshët” duhet kuptuar vetëm si; pastro me kujdes pjesën e jashtme të veshëve duke përdorur një peshqir të lagur me ujë e sapun dhe pastaj thjesht fshij me peshqir të thatë.

Saturday 5 April 2014

Tortë obllanda

Dëshironi diçka të ëmbël dhe të shpejtë, ja pra zgjidhja juaj.

Përbërësit
30 lugë qumësht
400 gr sheqer
250 gr margarinë
150 gr keksa të bluar
150 gr arra të bluara
50 gr çokollate të zezë
50 gr çokollate të bardhë
Një komplet obllande prej pese fletave

Vlohet qumështi me sheqer dhe margarinë. Pastaj shtohen keksat e bluar, arrat dhe çokollatat dhe lihet të zihet edhe për 2-3 minuta në zjarr të ulët.
Largohet masa nga zjarri dhe ashtu e ngrohët i lyen një nga një të tëra shtresat e obllandes por kihet kujdes që masa të shtrihet mirë dhe rrafsh në gjithë sipërfaqen.
Ne fund i qitet një masë e rrafshët mbi të por jo e rëndë (preferohet tepsia e shporetit të rrymes që është katrore e zbrazët) me qëllim që masa të ngjitet dhe e lëmë të ftohet. Në fund e presim në katrorka sipas dëshires dhe e shërbejmë.

Rollad Rafaello

Përbërësit për petën:


  • 6 vezë
  • 6 lugë miell
  • 1 lugë çaji pluhur për pjekurina
  • Përbërësit për fillin:
  • 1 kese puding vanile
  • 500 ml qumësht
  • 4 lugë sheqer
  • 125 gr margarin
  • 7 lugë kokos
  • 6 lugë sheqer



Përgatitja:


Ndajmë të verdhat e vezëve nga të bardhat dhe i rrahim veq e veq me nga 3 lugë sheqer.Pastaj i bashkojmë dhe ua shtojmë përbërësit e tjerë.
Përziejmë mirë dhe e qesim në tepsi të shtruar me letër të yndyrshme. E pjekim në temperaturë 180*C rreth 15 minuta.Kur të pjeket e mbështjellim me një leckë të lagur dhe e lejmë anash që të ftohet.
Në ndërkohë përgatisim fillin:
Ziejmë pudingun me qumësht dhe sheqer si çdo puding tjetër.Pastaj i shtojmë margarinën dhe kokosin.Përziejmë mirë dhe me këtë e lyejmë rolatën.
Mund ta dekoroni me vishnje ose me banane.

Dieta e supës magjike

Ndoshta nuk do të besoni se një supë e thjeshtë mund t’ju ndihmoj që të dobësoheni, por kjo tashmë është vërtetuar te shumë njerëz

Përbërësit e supës magjike, për humbje në peshë:

n 6 karota
n 6 qepë të mëdha
n 1 kuti salce domatesh
kokërr – 1 kg
n 1 lakër e vogël ose, në mungesë një lulelakër
n 2 kuti bishtaja ose bizele
n 2 speca jeshilë
n 1 tufë selino,
në mungesë – majdanoz

Pritni perimet në copa të vogla dhe veni në një tenxhere të madhe.
Mbulojini me ujë dhe ziejini për 10 minuta, pastaj uleni zjarrin dhe
lëreni të ziejë derisa të zbuten perimet (rreth 20 min). Ndërkohë që zien uji, zëvendësoni dy filxhanë uji me lëng mishi ose pule, apo nëse preferoni, dado supe.
Këtë supë mund ta hani sa here të keni uri. Mund ta hani sa herë të
doni, sepse me të nuk shton kalori. Sa më tepër ha, aq me shumë humbë në peshe.
Trupi humbë më shume kalori për ta tretur këtë supë, në krahasim me kaloritë që përmban vetë supa.
Në asnjë mënyrë nuk duhet të konsumoni bukë, alkool apo pije te gazuara.

Dita e parë
Merrni vetëm supë (sa te doni) dhe fruta përveç bananes (pjepri, shalqiri, kanë më pak kalori se të gjitha frutat e tjera). Mund të pini çaj ose kafe pa sheqer. Ujë sipas dëshirës.

Dita e dytë
Vetëm perime. Hani derisa te ngopeni perime të
pa-gatuara. Përpiquni të hani sa më shumë perime me gjethe jeshile, por qëndroni larg nga bishtajat, bizelet dhe misrat. Pini sa më shume supë që të mundeni. Në darkë, hani një patate të madhe, të pjekur në furrë me një lugë të vogël vaj. Mos hani fruta.

Dita e tretë
Pini supë, si dhe hani fruta dhe perime sa të doni. Mos hani patate. Nëse keni ngrënë sipas udhëzimeve dhe nuk e keni thyer dietën, do të shihni që keni humbur 2-3 kg.

Dita e katërt
Banane dhe qumësht krejtësisht pa yndyrë. Hani 3 banane dhe pini
qumësht pa yndyrë sa të doni gjatë gjithë ditës dhe padyshim, pini supë. Banania dhe qumështi pa yndyrë kanë një sasi të madhe kalorish, por gjatë këtyre ditëve keni nevoje për kalium, karbohidrate, proteina për ta zvogëluar dëshirën për ëmbëlsira.

Dita e pestë
Mish dhe domate. Mund të hani 300-400 g mish (në skarë) dhe 6 domate.
Përpiquni të pini të paktën 6 gota ujë, për të eliminuar acidin urik nga trupi juaj. Merrni supë të paktën një herë.

Dita e gjashtë
Mish dhe perime. Hani mish dhe perime sa të doni. Mund të hani 2 deri në 3 biftekë me perime me gjethe jeshile. Jo patate. Pini supë të paktën një herë.

Dita e shtatë
Oriz integral, lëng frutash pa sheqer dhe perime. Mund të hani sa herë të doni. Pini supë sa më shumë që të keni mundësi.
Në fund të shtatë ditëve, nëse nuk i keni thyer rregullat e dietës, do të keni humbur 5-7 kg. Nëse keni humbur më shumë se 7 kg, ndërpriteni dietën 2 ditë, para se ta rifilloni nga dita e parë.

Kjo diete 7 ditore mund të zbatohet sa herë te doni. Nëse e zbatoni në mënyrë korrekte, do ta pastroni trupin tuaj nga papastërtitë dhe do t`ju japë një ndjenjë mirëqenieje dhe lehtësie që nuk e keni pasur më pare.
Vetëm pas 7 dite diete, do të filloni të ndjeni një bollëk energjie. Kjo është një dietë e shpejte dhe djeg dhjamërat. Sekreti i dietës është se ajo djeg më shumë kalori nga ato që merr.

Kjo dietë është përgatitur nga spitali “Sacro Cuore Memoriar” dhe
është përdorur tek të sëmurët nga zemra me mbipeshë, për t’ua mundësuar që të
humbasin peshë shpejt, para ndërhyrjeve kirurgjike.

Bananet me njolla të erreta dhe kanceri !?

Bananet plotesishte te pjekura me njolla te erreta ne mbeshtjellesin e tyre te verdhe prodhojne nje substance e cila quhet FNT ( Faktoret nekrotizues te tumorit), e cila ka aftesi per te luftuar qelizat jo normale apo qelizat kanceroze.
Sa me shume njolla te erreta qe ka bananja, aq me e larte do jete edhe rritja e fuqise se imunitetit pasi me e larte eshte edhe permbajtja e ketij faktori.
Pra sa me e pjekur te jete bananja aq me e larte do jete veprimi anti-kanceroz i saj.
Mbani ne mendje- bananet me njolla te erreta ne levoren e tyre me te preferushme.

Majdanozi për pastrimin natyral të veshkave



Pastrimi i veshkave është i domosdoshëm për mirëmbajtjen e shëndetit.

Pastrimi i veshkave është i domosdoshëm për mirëmbajtjen e shëndetit. Kjo për shkak se për një kohë të gjate veshkat mbledhin toksina, kristale, gurë të vegjël. Që të mos kemi probleme duhet të bëhet pastrimi i veshkave, në të kundërtën do të kemi probleme.

Si bëhet pastrimi i veshkave

Marrim një grusht me majdanoz të larë e presim në copëza më të mëdha, vendosim në enë dhe hidhmi ujë (aq sa te mbulojmë fletët). Pastaj Vendoseni në shporet të zihen për 10 minuta. Largojeni nga shporeti, lëreni të ftohet (me kapak). Pasi të ftohet kullojeni dhe vendoseni në frigorifer.

Pije të ftohtë, një herë në ditë nga një gote. Mund të bëni edhe çaj më të fortë në mënyrë që ta leni për 30 minuta të rrijë i mbyllur. Menjëherë pas disa ditësh do të vëreni se si urina iu është ndërruar, sepse trupi heq të gjitha helmet e mbledhura në veshka.

Gjithashtu, duhet të jeni të kujdesshëm në pirje, nëse dyshoni që në veshka keni gurë. Ky çaj prej majdanozit do t’i ‘shtyj’ dhe për këtë ndoshta do të keni nevojë të vizitoni mjekun. Karshi çajit të majdanozit, mos harroni që të pini më shumë ujë gjatë ditës në mënyrë që veshkat të punojnë më mirë.

Përveç majdanozit, pastrues të mirë të veshkave janë edhe mollët, limoni, shalqiri, ndërsa për vaj te ullirit thuhet që ndihmon në qitje të gurëve.

Edhe pse ky lëng është krejtësisht natyral, gjithsesi duhet ti shmangeni në shtatzëni dhe konsultohuni me mjekun para se të vendosni ta përdorni. Ky çaj rekomandohet të pihet dy herë në muaj si detoks i rregullt i trupit. Gjithashtu, është i shkëlqyeshëm për lehtësim të dhimbjeve menstruale.

Nese ky informacion ishte i dobishem per ju, te lutem SHPERNDAJE. Faleminderit 
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...