Friday 31 January 2014

Sarma me lakra turshi

Përbërësit:

1 kokë lakre turshi
1 kg mish të bluar
2 qepë
1 gotë oriz
150 gr tlyn ose vaj
1 lugë gjelle kripë
Biber t’kuq (1 lug gjelleje)
Biber t’zi (1 lugë qaji)


Përgaditja:

Mishin e bluar e kavërdisim me qepë dhe ua shtojmë orizin, kripën, biberin e zi dhe biberin e kuq sipas dëshirës. Me këtë mbushje i mbështjellim fletat e lakrës turshi pastaj sarmat e formuara i rreshtojmë në tenxhere në fundin e së cilës paraprakisht kemi shtruar disa fletë lakre. Sipër sarmave mund ti hedhim disa copëza mishi të thatë për t’iu dhënë aromë dhe shije të veqant, pastaj ua shtojmë një gotë ujë dhe yndyrën e shkrirë me biber të kuq. Tenxheren me sarma e mbyllim me kapak dhe e lëmë në zjarr të javashtë 2-3 orë . Sarmat e ziera mund ti fusim në furrë afër gjysmë ore për ti skuqur dhe rreshkur. Më parë sarmat servoheshin me bukë misri dhe turshi.

Thursday 30 January 2014

Torte me Kokos

Përbërësit:
5 ve
1 gotë sheqer
150 gr kokos
200 gr qokolad
1 lugë uje
250 ml ajkë e ëmbël(hopla)

Përgatitja:
Ndajmë të bardhat e vezëve dhe i rrahim me sheqer deri te formohet shkumë e fortë.I shtojme kokosin dhe e pjekim 20 minuta në 180*C.
Shkrijmë qokoladën me një lugë ujë në mikrovalë,të kuqt e vezëve i rrahim,ajkën e embël e rrahim me mikser dhe i përziejmë të gjitha bashkë.Këtë masë ia hedhim tortës së ftohur përmbi dhe e shtijmë në frigorifer deri të ftohet mirë.

Torte Jaffa


Përbërësit për petën:

220 gr miell
110 gr margarin
50 gr sheqer pluhur
1 e kuqe e vezës
lëvorja e një portokalli
pak kripë
pak pluhur per pjekurina


Përbërësit për fillin me qokoladë:

600 ml qumësht
2 pudinga qokolade
6 lugë sheqer
50 gr qokoladë e zezë
50 gr margarin


Përbërësit për glazurën me portokall:
300 ml lëng portokalli
2 lugë sheqer
3 lugë nisheste

Përgatitja:

Përziejmë miellin,sheqerin pluhur,kripën dhe lëvoren e portokallit.Margarinën e coptojmë në copë të vogla dhe ia shtojmë brumit.E mbështjellim me foli (plastike) dhe e lejmë në frigorifer 30 minuta.
Pas 15 minutave e marrim brumin dhe e qesim në tepsi të lyer me yndyrë ,e shpojmë me pirun dhe e shtijmë në furrë të piqet rreth 15 minuta në temperaturë 170*C.
Deri sa të ftohet përgatisim fillin.
Pudingun dhe sheqerin i përziejmë me pak qumësht,ndersa qumështin tjetër e qesim të vlojë .Kur vlon qumështi atë her e qesim pudingun dhe e ziejmë si qdo puding tjetër.E largojmë nga zjarri dhe i qesim qokoladën dhe margarinën.Këtë masë e qesim mbi torten e pjekur,e lejmë të ftohet pak pastaj e shtijmë në frigorifer.
Deri sa të ftohet përgatisim glazurën.Sheqerin dhe nishesten e përziejmë me pak lëng portokalli,ndersa pjesën tjetër të lëngut e qesim të vlojë.Kur të vlojë lëngu e qesim nishesten dhe e ziejmë deri të trashet.Këtë masë e qesim mbi masën me qokoladë e lejmë të ftohet pastaj e shtijmë në frigorifer qe të forcohet glazura.

Wednesday 29 January 2014

Rollad me Banane

Per brumin duhen:
5 kokrra veze
5 luge sheqer+
5 luge miell
5 luge qumesht
1 peciv (pluhur per pjekje)


Pergatitja:

Marrim vezet i rrahim me mikse, shtojme edhe sheqerin, qumeshtin dhe miellin dhe ne fund pecivin (pluhur pjekje).

I pjekim 10 min ne temperatur 250grad!

Pas pjekjes marim nje peshkir (cope) e lagim me uje te nxehte e shtrydhim dhe e vendosim brumin e pjekur!

E mbeshtjellim me peshkirin e lagur per te mar formen e rollades, e leme 3 minuta, pastaj e shtrojme brumin e lyejme me marmallade dhe vendosim dy banane dhe i mbeshtjellim me brumin.


Tuesday 28 January 2014

Dobitë shëndetësore të mandarinës

Mandarinat janë të shijshme dhe pak kush nuk i pëlqen ato. Por e dini se ato veç që janë të shijshme kanë edhe një varg efektesh të dobishme për organizmin? Ky lloj i agrumeve ka një varg të dobive shëndetësore, që nga ulja e gjasave për të zhvilluar kancer deri te rënia në peshë.

Mbrojnë nga kanceri
Mandarinat mund të ulin rrezikun për të zhvilluar kancer të mëlçisë. Në të vërtetë, studiuesit amerikanë kanë zbuluar se njerëzit të cilët kanë hepatit kronik mund të ulin zhvillimin e kancerit të mëlçisë duke pirë lëng nga mandarinat e freskëta. Në studimin njëvjeçar kishin marrë pjesë rreth 30 pjesëmarrës të cilët kishin pasur hepatit viral dhe të cilët kishin konsumuar lëng të mandarinës në baza ditore. Në fund të studimit ata nuk kanë pasur kurrfarë shenje të kancerit të mëlçisë. Për dallim prej tyre, në mesin e 45 pjesëmarrësve me të njëjtin problem dhe të cilët nuk kanë konsumuar pije të mandarinës, shkalla e zhvillimit të kancerit të mëlçisë ka qenë 8.9 për qind.
Burim i mirë i vitaminës C
Mandarinat mund të ofrojnë deri në 80 për qind të nevojave ditore për vitaminë C. Vitamina C ka një varg dobish shëndetësore, kryesisht duke luftuar radikalet e lira. Këto janë molekula të cilat shkaktojnë një varg problemesh në organizëm, pasi pengojnë zhvillimin e proceseve normale në organizëm. Antioksiduesit, në të cilin grup bën pjesë edhe vitamina C, i pengojnë radikalet e lira në kryerjen e dëmeve në organizëm. Vitamina C po ashtu ndihmon edhe në forcimin e imunitetit.
Ulin kolesterolin
Antioksiduesit të cilët janë me bollëk në mandarina mund të ulin nivelet e kolesterolit “të keq”. Kjo arrihet përmes luftimit të radikaleve të lira të cilat oksidojnë kolesterolin, dhe i cili më pas mblidhet në murin e arterieve duke i forcuar dhe bllokuar ato. Në këtë mënyrë gjaku lëviz më vështirë nëpër arterie dhe si pasojë mund të
kemi rritje të presionit të gjakut, goditje në tru, probleme në zemër ose në mushkëri.
Rënia në peshë
Mandarinat janë një burim i fibrave dietalë, madje ju konsumoni deri në 3 gramë fibra në çdo 100 gramë nga kjo frutë. Konsumimi i rregullt i fibrave ndihmon që ju të ndjeheni më të ngopur dhe të konsumoni më pak ushqim. Në përgjithësi, fëmijët dhe të rriturit duhet të konsumojnë rreth 20 gram fibra në ditë. Megjithatë, ndoshta ju duhet të merrni edhe më shumë, në varësi se sa kalori në ditë konsumoni. Për shembull meshkujt dhe tinejxherët mund të kenë nevojë nga 30 deri në 35 gramë në ditë. Me një fjalë, duke ngrënë mandarina, ju do të plotësoni edhe nevojën tuaj për të kënaqur shijen. 

Tavë e Prizrenit – Tavë me bamje

Tava me bamje, është gjellë me shije të vëqantë e cila përgatitët kryesisht në Prizren.

Përbërësit:

1 kg mish viçi
1 kg bamje
2 kepë
200gr gjalpë
2 – 3 domate
2 limona
Kripë
Biber të kuq
Biber të zi

Përgatitja:

Mishin e presim në copëza dhe e kavërdisim me qepë, kripë, biber t’kuq dhe domate. Bamjet e pastruara i lëmë gjysmë ore në lëngë të limonit, pastaj i kullojmë, i përvlojmë, ua shtojmë mishit të kavërdisur dhe i rreshkim në furrë për afër 30 min. Tava me bamje servohet e nxehtë në kombinim me pilav, patate të skuqura etj.

Torte me Qokollad dhe Akullore

Përbërësit:
1 ½ gote (180g) miell
1 gote (200g) sheqer
¼ e gotes (30g) kakao (preferohet tipi i kakos i pa-embelsuar per pjekje)
1 luge e mesme Soda
½ luge e mesme kripe
1 gote (240ml) uje
1/3 e gotes (80ml) vaj bimesh
1 luge e mesme vanilla
1 luge e mesme uthull e bardhe
1 gote (240ml) cokollate e shkrire (me qumesht dhe buter/margarine – chocolate fudge topping)
6 gota akullore vanileje, e zbutur pak
2 gota toptha cokollate p.sh. te tipit Maltesers (malted milk ball candies), te grimcuar (copetuar imte)
1 gote (240ml) kreme per embelsira (Whipping cream/Schlagsahne/Panne)
¼ e gotes (30ml) cokollate e shkrire (per glazure, dekorim)
Disa toptha cokollate shtese, sipas deshires

Vërejtje: 
Per pjekje preferohet tepsia per embelsira me madhesi 23-25 cm fundi, kurse thellesia 7 cm.

Përgatitja:
E ngrohim furren ne 180 C. E lyejme tepsine me yndyre (fundin e tepsise si zakonisht por gjithashtu edhe muret e tepsise). E pluhurosim me miell. Ne nje ene te madhe e te thelle, perziejme miellin, kakaon, soden dhe kripen. Shtojme ujin, vajin e bimeve, uthullen dhe vanillen. Perziejme fuqishem diku 1 minute ose derisa te perzihen perberesit mire. Menjehere e vendosim ne tepsi.
E leme te piqet 30-35 minuta ose derisa te mundemi ta fusim nje rremojce ne qender te tortes dhe ta nxerrim te paster (dmth nuk kapet brumi ne te). E ftohim brumin e pjekur teresisht.
E hedhim 1 gote cokollate te shkrire te pergaditur me heret dhe te ftohur (ose te blere) mbi torte. E ngrijme rreth 1 ore ose derisa glazura e cokollates te jete forcuar. Ne nje ene te madhe dhe te thelle, e perziejme akulloren dhe topthat e qokollates te copetuar dhe e shperndajme kete mire mbi torte. E ngrijme torten rreth 4 ore ose derisa akullorja te jete forcuar.
Ne nje ene te thelle dhe te ftohte, e rrahim kremen panne me mikser ne shpejtesi te larte deri sa te trashet mire.
E zhvendosim torten nga tepsia, e vendosim ne pjate te tortes (per servim). E lyejme me shllagun e formuar nga panne. Pjesen e fundit te qokollates se shkrire (1/4 e gotes) e hedhim mbi shllag. Ne fund e dekorojme torten me toptha te qokollates (sipas deshires).

Monday 27 January 2014

Torte e Bardhe

Përbërësit:
400 gr miell
150 gr margarin
1 vezë
150 gr sheqer pluhur
1/2 pluhur për pjekurina
3 lugë ajkë kosi

Përbërësit për kremin:
600 ml qumësht
6 lugë miell
250 gr sheqer pluhur
2 kese vanil sheqer
250 gr margarin

Përgatitja:
Përziejmë të gjithë përbërësit dhe e ndajmë në 3 pjesë.
I tëhollojmë dhe i qesim në tepsi të shtruar me letër për pjekje.I pjekim një nga një në temperaturë të ulët sepse petat duhet të mbesin të bardha.
Pastaj ziejmë kremin.Nga 600 ml qumësht ndajmë një gotë të vogël dhe e përziejmë me miellin ndërsa pjesën tjetër të qumështin e qesim që të vlojë.I shtojmë miellin e përzier me qumësht dhe e ziejmë si puding.E lejmë të ftohet pastaj e përziejmë me margarinën e rrahur me mikser dhe me sheqer pluhur.Me këtë masë i lyejmë petat,i shtypim pak me dorë që të ngjiten më mirë dhe i lejmë në vend të freskët deri sa të zbuten petat.Permbi zbukurojme me sheqer pluhur.

Torte Ferrero

Përbërësit për petën:
5 vezë
100 gr sheqer
200 gr lajthi të pjekura
1 sheqer vanile
25 g kakao
35 gr miell
1 pluhur për pjekurina

Përbërësit për fillin:
200 gr margarin
100 gr çokolatë e zezë
100 gr çokolatë me qumësht
160 gr "Nutella"
60 gr napolitanka me shije lajthie

Përbërësit për glazurën:
100 gr çokolatë e zezë
50 gr çokolatë me qumësht
25 gr margarin
60 ml ajkë kosi
Nevoiten edhe 12 copë toptha"Ferrero Rocher"

Përgatitja:
Rrahim vezët me sheqer dhe vanil sheqer.Në një enë tjetër përziejmë miellin,kakaon,pluhurin për pjekurina si dhe lajthitë e
pjekura më parë.
Kur të trashen vezët i shtojmë perzierjen me mielle me lajthi ngadal duke e përzier me lugë.
Masën e qesim në tepsi të shtruar me letër për pjekje.Pjekim në temperaturë 185*C rreth 25 minuta.E lejmë ashtu të ftohet në tepsi.Pastaj e prejmë përgjysmë në mënyrë që të fitojmë 2 shtresa.
Deri sa të ftohet mirë,përgatisim fillin.
Shkrijmë në avull çokolatën dhe e lejmë të ftohet pak,pastaj i shtojmë "Nutellën",napolitankat e coptuara dhe margarinen e rrahur me mikser.Përziejmë mirë dhe me këtë masë lyejmë njërën petë dhe përmbi ia qesim petën tjetër.Shtypim pak me dorë dhe e lejmë në frigorifer për disa orë.
Përgatitja e glazurës:
Shkrijmë në avull çokolatën,margarinën dhe ajkën.Me këtë e lyejmë tortën përmbi.Dekorojmë me toptha"Ferrero Rocher".

Sunday 26 January 2014

Keksa te Njelmet

Perbersit :

200 gr miell
2-3 lugë qumësht
100 gr margarin 
100 gr djath
1 e kuqe e vezës
1 pluhur për pjekurina
kim sipas dëshirës 

Për lyerje:
1 e kuqe e vezës
1 lugë ujë
krip
susam apo fara të ndryshme

Përgatitja:
Të gjithë përbërësit përzihen mirë dhe formohet një brumë jo shumë i fortë.E lejmë të qëndroj rreth 15 minuta në vend të ngrohtë.
Pastaj e marrim e tëhollojmë me tëhollues në trashësi rreth 1cm.Petën e lyejmë me të kuqen e vezës së përzier me ujë pastaj i qesim kripë dhe fara susami.E prejmë petën në shkopinjë apo forma tjera sipas deshirës.vezës së përzier me ujë pastaj i qesim kripë dhe fara susami.E prejmë petën në shkopinjë apo forma tjera sipas deshirës.

Embelsire me Kakao

Përbërësit:
150 gr margarin
2 vezë
1 gotë e gjysëm sheqer
150 ml qumësht
1 pluhur për pjekurina
1 vanil sheqer
3 lugë gjelle kakao
2 gota miell

Përbërësit për glazurën:
50 gr margarin
2 lugë të vogla nesscaffe
2 lugë kakao
1 vanil sheqer
1 gotë e gjysëm sheqer pluhur
P.S. Gota duhet të ketë masën 2dl

Përgatitja:
Shkrijmë margarinën.Vezët i rrahim me sheqer.Pastaj përziejmë të gjithë përbërësit e tjerë.
Qesim në tepsi të lyer me yndyrë dhe e pjekim në temperaturë rreth 200*C rreth 15 minuta.
Përgatitja e glazurës:
Shkrijmë margarinën ,i shtojmë sheqerin,vanil sheqerin,kakaon dhe e perziejmë mirë.Përmbi e dekorojmë me kokos ose arra.

Burimi: http://receta.mesoshqip.org/2014/01/embelsire-me-kakao.html#ixzz2rQgR9UZE

Saturday 25 January 2014

Rafaello

Përbërësit:
300 gram arra kokos
1/2 kg sheqer
400 gram qumesht pluhur
250 gram margarine
2 vanilin sheqer
2 filxhana caji uje
lajthia sipas deshires

Përgatitja:
2 filxhana uji i vendosim ne nje tenxhere dhe e lejme zieje. I hedhim margarin ,sheqerin pasi te zieje dhe e heqim nga zjarri. I shtojme qumeshtin pluhur e perziejme prap me mikser, ne pas i shtojme edhe arra kokosin, vanilin sheqerin prap e perziejme me mikser mire. Masa duhet te qendroj ne frigorifer 2 ore dhe pastaj i bejme toptha ku seciles ia vem nga nje lajthi.

Thursday 23 January 2014

Mini Pica

Per nje pete te madhe duhen:

3 gota miell
uj sa te mbytet mielli
kripe dhe maja i lug caji
Per mbushjen duhen:
2 pako salcice
300 gr djathe pice
200 gr salce
vaj ulliri
kripe
rigon
pak piper
pak sheqer


Pergatitja:


Pergatisim brumin( si brum byreku) e lem te pushoje per 30 minuta.
Nderkohe pergatisim mbushjen ne nje tenxhere te vogel shtojme salcen, vajin,rigonin,piperin dhe pak sheqer i lem te ziejne deri sa salca te dendesohet.
Marrim brumin e hapim e bejme pete te madhe dhe siper i shtojme salcen e pergatitur salcicet e prera ne kubike te vegjel dhe e mbulojme me djathin e bejme peten rrole dhe e presim si ne foto e pjekim per 30 minuta ne 250°.

Tuesday 21 January 2014

Supë krem me brokoli


Kjo pjate me shume pak kalori (vetem 200 kalori!) eshte e lehte, kremoze dhe e shijshme. Mund te serviret fare mire ne nje darke pas festave duke synuar reduktimin e kalorive te teperta ne total… Provojeni dhe rezultati do te jete mbreselenes!

Përbërësit

  • 400gr brokoli
  • 150gr patate
  • 40 gram makarona spageti
  • 1 thelb hudher
  • mente e fresket
  • borzilok
  • leng mishi (ose nje kub koncentrate perimesh)
  • vaj ulliri
  • kripe
  • piper
Fillimisht qerojme hudhren, e presim shume imet dhe e vendosim ne nje ene te vogel me 3 luge vaj ullliri ne menyre qe te leshoje aromen e saj. Lajme patatet, i qerojme dhe i ndajme ne kubik te vegjel. Te njejten gje bejme edhe me brokolin duke i menjanuar kocanin kryesor dhe duke vecuar deget e vogla.
Vendosim ne zjarr te moderuar nje tigan te thelle me nje luge vaj ulliri dhe shtojme brokolit, patatet, gjethet e mentes dhe borzilokut duke i perziere per 1-2 minuta. Shtojme gjithashtu lengun e mishit te nxehte (ose lengun e koncetrates se perimeve) dhe i leme te ziejne te gjitha bashke per rreth 20 minuta.
Heqim nga tigani disa copeza patate dhe brokoli te plota dhe pjesen tjeter e grijme ne mikser derisa te perftojme nje krem homogjen. E vendosim kremin serisht ne zjarr, shtojme patatet dhe brokolit te hequra menjane, e rregullojme supen me kripe e piper dhe e leme ne zjarr akoma per disa caste.
Ndajme makaronat spageti ne copa te vogla dhe i ziejme ne uje me kripe, i kullojme dhe ia shtojme supes. E leme te marrin shijen e njera tjetres per disa minuta duke i shtuar dhe ndonje gjethe mente dhe borziloku, e sperkasim siper me vajin e aromatizuar me hudhra dhe e sherbejme te nxehte.

Byrek me spinaq

Pitja me spanaq ështe ushqim i preferuar i kuzhines kosovare. Me shijen dhe vlerat ushqimore që i ka është një nga ushqimet që gatuhet dhe konsumohet shpesh në truezat kosovare.

Përbërësit

1. Brumi:
  • 1 kg. miell
  • 500ml. ujë (dy gota e gjysmë)
  • 200gr. yndyrë (tlyn ose vaj,ose të pëzira)
  • 1 lugë (gjelleje) kripë
2. Yçi (mbushje):
  • 1kg. spanaq
  • 100gr. djath
  • 5 lugë (gjelleje) kos
  • 1 vezë
  • 2-4 qepë të reja
  • 1 lugë (gjelleje) kripë
Ujit me kripë ua shtojmë miellin (së pari afër 600gr. pastaj duke i shtuar nga pak gjerë sa të fitojmë brum homogjen, mesatarisht i fortë). Brumin e formuar e nxheshim dhe e ndajmë në afër 18 copëza me madhësi të vesë, i ngjeshim një nga një kuleçët dhe i lëmë te mbuluar me picetë kuzhine 10- 20 min.
Pastaj duke i permillur i hapim kuleçtë me thollus. Petët i reshtojmë një mbi një duke i lyer me nga një lug yndyrë, i ndajmë në dy katmerë me nga nëntë petë. Njërin katmer e shtrijmë mbi tepsinë e lyer me pak yndyrë, ia shtojmë yçin ( përzierjen e spanaqit të grirë dhe kryposur, djathin,vezën, kosin dhe si pas dëshires qepët).Katmerin tjetër e qesim sipër spanaqit dhe e formojmë rrethin e pites duke i bashkuar skajët e dy katmerëve, pastaj ia shtojmë yndyrën e mbetur dhe pitën e përfunduar e fusim në furrë të nxehtë. Pitja pjeket për 40 -50 min. në temperature prej 250 c. dhe serviret me kos.

Monday 20 January 2014

Embelsire me leng Fanta

Embelsire me leng Fanta 

Per brumin:
3 kokra veze
5 luge sheqer
5 luge vaj
5 luge miell
1 baking pouder
1 vanile

Si fillim vrasim vezet me mixer mire e mire, shtojme sheqerin dhe vajin duke vazhduar me perzierjen. Pasi fitojme masen e duhur ndalim mixerin. Shtojme miellin, bakin pouder dhe vanilen duke e perzier me luge druri. E shtrojme ne tepsi pak me te madhe se normale qe tna vije brumi i holle si ne foto. Pjekim ne furre me temp. 180° per 25 min.

Cream-i i bardhe
1 liter qumesh
0.5 liter Hopla (qana e embel)
7 luge niseshte
7 luge sheqer

Qumshtin e veme ne zjar te nxehet. Duke u nxeh qumshti perziejme Hoplen me 7 luge niseshte e 7 luge sheqer. Kur te kete marre valen e pare qumshti shtojme Hoplen me perbersit tjere dhe e perziejme me tel guzhine per 3 minuta. Kete cream j'a hudhim brumit siper dhe e leme te ftohet disa minuta.

Cream-i i verdhe

1 liter leng me gaz Fanta
3 pudinga vanile
12 luge sheqer

Veme Fanten ne zjarr te valoje. Pudingat me sheqerin i tretim me pak leng Fanta dhe kur te merr valen Fanta e hedhim tek ena. Perziejme me tel guzhine derisa te fitojme trashesine e duhur. I'a shtrojme siper cream-it te bardhe dhe e leme te ftohet per 1 ore.

Ju befte mire! 

Torte pa ve

Perberesit:

  • 5 molle te grira ne rende
  • 2 filgjan vaj
  • 2 gota te ujit sheqer
  • nji luge sode bikarbone
  • nji gote griz
  • tri gota miell
Mollet e grira ne rende ,vajin,sheqerin dhe soden bikarbone i perzine mire dhe i len deri 30 minuta duke i perzier kohe pas kohe.Pastaj ia shtone miellin dhe grizin dhe e pjek ne temp 200 grade per 30 minuta.Prehet e ftohet dhe zbukurohet me sheqer pluhur.

Sunday 19 January 2014

Patate te pjekura dhe te mbushura

Përbërësit

  • Patate te pjekura, të ftohura pak
  • Gjalpë i shkrirë
  • kripë dhe piperë i zi i bluar
  • djathë i copëtuar kaqkavall ose ndonjë lloji qe ju pëlqen juve.
  • Mbushja; zgjidhni qfarë të dëshironi si pershembull perime presh, proshutë speca te grira etj.
Furrën e ngrohim paraprakisht në 250 gradë.
Prejmë në fetë një shtresë nga pjesa e sipërme e seciles patate. Përdorni një lugë për të larguar fetat nga brenda edhe jashtë, duke lënë një shtresë te hollë ne patate . Pjeset e patates te larguara nga mbrenda mund ti perdorni per pire ose ndonje gatim tjeter.
Me furçë lyejm brenda çdo patate me gjalpë te shkrirë dhe me pak kripë dhe piper. E mbushim me një shtresë djathë te copëtuar në çdo patate dhe pastaj shtoni mbushjen sipas dëshirës (me perime, mish proshute,presh etj) Plotësoni çdo patate rreth 3/4 e plotë. Theni një vezë në çdo patate. Shtoni pak pak më tepër kripë dhe piper,dhe nje shtres me djathë shtesë nese deshironi.
Vendosni patatet në një fletë pjekje pjekni ato për rreth 20 minuta.Ndjekni udhezimet si ne foto me poshte.

Saturday 18 January 2014

Kek me molla

Perberesit

  • 350gr miell
  • 200gr gjalp ne temperature ambjenti
  • 200gr sheqer
  • 3 veze
  • 3 molle (lloji sipas deshires)
  • 1 pako te vogel maja per embelsira me arome vanilje (ose 1 pako te vogel pluhur pjekes + 1 pako te vogel vanilje)
  • lekuren dhe lengun e 1 limoni
  • pak kripe
  • sheqer
  • pluhur per sperkatje
Qerojme mollet, i presim ne feta te holla dhe i sperkasim me lengun e limonit ne menyre qe te mos nxihen nderkohe qe pregatisim brumin e kekut:
Ne nje ene te thelle, rrahim me ndihmen e nje mikseri elektrik gjalpin me sheqerin dhe pak kripe derisa te jete formuar nje mase e fryre dhe me ngjyre te hapur. Shtojme vezet nje nga nje, lekuren e limonit dhe majane per embelsira duke vazhduar rrahjen.
Shtojme pak nga pak edhe miellin dhe e perziejme te gjithe perberjen me nje spatul kuzhine derisa brumi te rezultoje homogjen dhe pa kokrriza. Se fundi, i shtojme brumit edhe mollet e prera ne kubik duke lene menjane disa feta per dekorim.
E hedhim brumin ne nje tave te lyer me pak gjalp dhe miell, e nivelojme mire dhe e zbukurojme siper me fetat e molleve si ne figure.
E pjekim kekun ne furre te parangrohur ne 190°C per 30-40 minuta, duke bere gjithmone ne fund proven e pirunit. E sperkasim me pak sheqer pluhur dhe e sherbejme te prere ne feta.
*Keshille: Nese shohim qe keku eshte duke u pjekur shume nga jashte nderkohe qe brenda rezulton akoma i papjekur, mbulojme siperfaqen e tij me nje leter alumini derisa te perfundoje pjekia.

Friday 17 January 2014

Biskota me gjalpë kikirikësh

Përbërësit

  • 1 ¾ filxhanë me miell.
  • ½ lugë caji, kripë
  • 1 lugë caji sodë e bukës
  • ½ e filxhanit, gjalpë i butë
  • ½ e filxhanit, sheqer i bardhë
  • ½ e filxhanit, gjalpë kikirikësh
  • ½ e filxhanit sheqer i kaftë.
  • 1 vezë e tundun
  • 1 lugë caji ekstrakt vanile.
  • 2 lugë supe qumësht
  • 40 cokollada me gjalpë kikirikësh minjatura
Paraprakisht të nxehet furra në 375 gradë. Shoshiti së bashku, miellin , kripën dhe sodën e bukës; mënjanoi.
Përziji së bashku, gjalpin, sheqerin, gjalpin e kikirikëve dhe sheqerin e kaftë deri sa të zbutet. Të tunden brenda, veza, vanilia dhe qumështi. Shtoje edhe masën e bërë nga mielli dhe përziji mirë. Formësoji në 40 topa dhe vendose secilën në tepsin me forma për mafinsa.
Pjeki në 375 gradë për rreth 8 minuta/ largoje tepsinë nga furra dhe shpejt cokolladat në secilin top. Të ftohen dhe me kujdes të largohen nga tepsia.
Të gatshme për tu servuar… ju bëftë mirë

Krem pite


Perberesit

…brumi:
  • 250 gr brum i ngrirë i fletëzuar
…krema:
  • 2 L qumësht
  • 2 x 150 gr sheqer
  • 2 sheqer vanilije
  • 2 lugë gjelle miell
  • 200 gr nisheste
  • 7 vezë
Brumin e ngrirë e lëmë të shkrihet pak, sa për ta t’holluar, e ndajmë në dy pjesë me madhësi të tepsisë në të cilën do ta përgadisim krem piten. Të dy pjestë e brumit I pjekim vec e vec nga 20 minuta n temperaturë prej 180 gradë C.

Krema:

  1. 7 të kuqeët vesë I tundim me 150 gr sheqer, dy sheqer vanilje, ua shtojmë gradualishtë 300 ml qumësht (nga 2 L) dy lugë miell dhe njshestën duke i tundur vazhdimishtë me tel kuzhine deri sa të fitohet një masë homogjene.
  1. Në një tenxhere të thellë, (min. 3 Litrshe) i vlojmë 1.7 Litra qumësht dhe ngadal ia shtojmë przierjen e përgatitur më parë, duke e przier vazhdimishtë me lugë druri pr 1-2 minuta. Pasi kemi fituar një kremë të trashë, e largojmë atë nga zjarri, dhe ia shtojmë shkumën e dendur të fituar nga të bardhat e vezëve të cilat i tundim me 150 gr sheqer. Kët mas e kthejmë në zjarr pr 1-2 minuta të tjerë. Dhe kshtu krema është e gatshme për tu shtrirë në mes të dy petëve të pjekura më parë.
Krem pitja pluhroset me sheqer pluhur dhe lihet të ftohet së paku 12 orë

Thursday 16 January 2014

Receta e biskotave me arra

Permbajtja:

10 te bardha veze
400 gr arra
200 gr sheqer
1 luge e rrafshet niseshteje

Pergaditja :

Copetojini arrat mire ne mikser.Rrihini te bardhat e vezeve sa te perfitoni masen e shkumuar dhe ngjitese.Perzijini vezet,arrat dhe sheqerin bashke dhe me tej vijini ne nje tenxhere dhe perzijini per 20 minuta deri sa te trashet ca masa.Me tej hiqini prej tenxheres dhe vijini ne nje tas .Shtojini dhe niseshtene dhe perzijini.Lijini ne frigorifer per nje kohe .Me tej hiqeni prej andej dhe krijoni format qe deshironi per biskotat.Piqeni ne 150 ° C ne furre deri sa te jene gati.
Ju befshin mire!

Kavurme - Receta + Fotografi

Kavurmja është gjellë e shijshme, e ngjajshme me jahninë cila pregatitet zakonisht ne stinen dimërore.

Përbërësit

  • 500 gr mish viçi
  • 2 kg qepë
  • 200 gr gjalpë ose 1dl. Vaj
  • 1 lug gjelleje kripë
  • 5 – 6 krerë hudhër
  • 1 lug gjelle biber të kuq
  • 1 lugë reçeli biber të zi
  • 1-2 lugë gjelleje uthull

Qepët i grijmë dhe i kavërdisim afër gjysmë ore me 1 lugë kripë duke i perzier pandërpre që të mos nxhiten për tengjere, pastaj ua shtojmë yndyrën, mishin, biberin e kuq dhe 2 gota ujë dhe i zijmë në temperaturë të ulët 1 orë. Krerët e hudhrës i lajmë mirë dhe ashtu si janë pa i ndarë në thelba, ua shtojmë qepëve tash ma të ziera dhe të shterura. Kavurmën me hudhra e zimjë edhe gjysmë ore, ia shtojmë uthullën, biberin e zi dhe e largoimë nga zjarri. Kavurmja servohet e nxehtë ne kombinim me pire , pilaf, patate te skuqura dhe turshi.

Wednesday 15 January 2014

Lazanja Vegjetariane

Per llazanjen vegjetariane do t`ju duhen:

pete llazanje (mund ti pergatisni dhe vete ose ti perdorni te gatshme) karrota, kunguj, patllexhane,speca te prera ne forma te vogla kubike (2 cope per cdo perime) , nje grusht me koper te grire holle , pak vaj ulliri , kripe , piper i zi ,
ne vend te sosit Beshamel u perdor : kos shtepie dhe djathe i bardhe

 Zijini petat e llazanjes. Perimet gatuajini ne presion duke i shtuar pak vaj ulliri, kripe dhe piper.Do te behen me te shijshme dhe do te evitoni yndyrnat e teperta.Ne fund shtoni dhe kopren siper tyre. Shtrojini petat e llazanjes ne tepsi dhe siper tyre vini perimet me kopren. Kur te mbaroni me shtrimin e petes se fundit te llazanjes mbulojeni kete te fundit me miksin me kos dhe djathe te bardhe. Piqeni llazanjen ne furre me 180° deri sa te jete gati. Shpresoj t`ju shijoje kjo lloj llazanje.Mua me shijoi shume:) Ju befte mire:)

Kek me shtrese karameli

Ky ishte nje kek shume i kendshem dhe mjaft i pelqyeshem per tu ngrene  i shoqeruar me cajin tuaj te preferuar:)

 Permbajtja per kekun:
75 gr sheqer per te pergatitur karamelin
100 gr sheqer
4 veze
 150 gr qumesht 100 ml vaj
 300 gr miell
1 luge sode buke

Se pari pergatisni karamelin me 75 gr sheqer.Me tej hidheni ate tek forma e kekut. Me tej ne nje tas perzini 3 veze, 150 ml qumesht dhe 50 gr sheqer.Hidheni kete miksture mbi karamelin. Ne nje tas tjeter me tej hidhni vezen qe mbeti,300 gr miell,100 ml vaj dhe soden e bukes.Perzijini keto deri sa te arrini nje miksture homogjene.Shtojeni dhe kete te fundit ne te njejtin vend siper karamelit dhe mikstures tjeter. Lijni kekun te piqet ne 180° deri sa te jete gati. Ju befte mire!

Tuesday 14 January 2014

Molla ilac kunder formimit e gurëve në veshka!

Fruti i mollës për shkak të përbërjeve të pazëvendësueshme që përmban, ndikon pozitivisht në kurimin e shumë sëmundjeve.

Çaji që përgatitet nga lulet e mollës pihet kundër ftohjeve të ndryshme, lehtëson etjen, forcon nervat, mushkëritë dhe zemrën. 

Ky Çaj është mjet i mrekullueshëm për rregullimin e tretjes. 
Pirja e rregullt e lëngut të mollës nuk lejon formimin e gurëve në veshka dhe ndikon mirë te njerëzit, që kanë vuajtur nga verdhëza. 


Çaji i përftuar nga fetat e thara të mollës përdoret për qetësimin psikik pas punëve të rënda, për ripërtëritjen e mëlÇisë dhe pastrimit të veshkës.

Fara e zeze ilaci qe sheron cdo semundje

Sëmundjet të cilat i shëron FARA E BEREQETIT (Fara e zezë)

1.* SHËRIMI I PROBLEMEVE TË ZEMRES: Merrni 1/2 lugë vaj të fares së zezë të përzier me ndonjë pije të nxehtë ,te pihet përdite në mëngjes kjo do te beje te zgjerohen venat & arteriet. Shmangni ushqimet me yndyre

2-* PËR SHËRIMIN E KOKË DHEMBJES: Ibnul Kajjimi në Librin e tij – Zadul Mead – Në pjesen speciale rreth Mjekësis Profetike ka thënë: ”Lyerja e kokës me vaj të kokrres së bereqetit (Vaj i farës së zez) bën dobi të madhe kundër kokë dhembjes.

Mënyra e dytë: ”Lyerja e vendit të dhembjes së kokës duke fërkuar me vaj të kokërres së bereqetit (kokërres së zez).

Mënyra e tretë: ”Përzihet lëngu(vaj) i kokërres së bereqetit me vaj ulliri dhe ky komponim pikohen në hundë nga dy pika.

3.* PËR SHËRIMIN E MIGRENES:
Marrja e dozës orale dhe aplikim në ballë ose në pjesën me dhimbje. Të largohet nga ngrënia e tepërt e ëmbëlsirave.

4.* DHIMBJA E SHPINES & DHIMBJE TE TJERA REUMATIKE: Ngroheni mesatarisht Vajin e Fares se Zeze dhe vendoseni intensivisht mbi zonen e dhimbjes.Gjithashu pi tre here ne dite nje lug kafeje(5ml) Vaj te Fares se zez. Sherimi do te arrihet brenda pak javeve.

5.* CDO DHIMBJE MUSKULARE: Beni masazh me vajin e fares se zeze.

6.* PËR SHËRIMIN E KOLLITJES & ASTMES: Ferkojeni kraharorin dhe shpinen me vajin e Fares se Zeze,dhe pini nje luge kafeje (5 ml)vaji Fare Zeze ne mengjes,mesdite dhe naten.
Gjithashtu hidhni dy lugë të vogla vaj te fares zez në ujë të vluar dhe thithni avullin e tij.

7.* PËR SHËRIMIN E DHEMBJES SË DHËMBËVE, MISHIT TË TYRE, TË FYTIT DHE BAJAMEVE: Ka thënë Ibnul

Kajjimi: ”Nëse zihet kokrra e bereqetit (zeze) me uthull dhe pastai shpërlahet gpja me lëngun e përfituar nga zierja, ndihmon kundër dhimbjes së dhëmbëve nga të ftohtit”.

Mënyra tjetër: ”Lëngu i përfituar nga vlimi i kokërres së bereqetit përdoret duke shpërlarë gojën, por edhe duke gargaritur, pastai me vaj të kokërres së bereqetit lyhet fyti prej anës së jashtme dhe pihet që të lyhen bajamet nga ana e brendëshme.

Hahet një lug me kokërr të bereqetit të zier duke e përtypur dhe gëlltitur në esëll.

8.* PËR SHËRIMIN E DIAREAS: Perziej nje luge kafeje (5 ml) vaji Fare Zeze me nje gote kos,pijeni perzierjen 2 here ne dite per 3 dite rradhazo.

9.* GRIPI & BLLOKIMI I HUNDEV: Katër pika vaj te farave te zeza ne secilen vrim te hundes.

10.* DËGJIMI: Të gjitha problemet e veshit, duke përfshirë, infeksionet dhe dhimbjet e veshit si dhe dëgjimi i dobët: Ngrohni vajin e fares se zeze dhe lereni te ftohet,me pas hidhni 2 pika vaj ne vesh.

11.* PËR SHËRIMIN E HIPERTENSIONIT (gjakut të naltë ): Nje lug kafeje te fares se zez e perzien me nje got leng limoni dhe pihet dy her ne dite derisa simptomat te zhduken.

Ose cdo lloj pije te nxeht i shtohen disa (3 deri 5) pika vaj te fares se zeze.

Menyra e dyte:
Merrni ½ luge çaji me vajin e fares se zeze e pijeni të nxehtë në çdo kohë dhe do merrni 2 hudhëra në stomak bosh.

12.* SEMUNDJET E SYVE DHE MOSSHIKIMI MIRË: Gjysmë ore para se të shkoni për të fjetur lyeni kapakët dhe lëkurën e syve me vaj të farës së zezë. Eshtë e preferueshme që njëkohësisht dhe me lyerje të pini dhe përzierjen e cila përbëhet nga një lugë kafeje me vaj të farës së zezë në një gotë me lëng karote. Rezultatet do të duken që në muajin e parë.

13.* NERVOZIMI & STRESI: Hedhja e disa pikave të këtij vaji në një filxhan me kafe qetëson sistemin nervor.

14.* KEPUTJE & DEMBELIZEM: Një lugë të vogël(5 deri me 10ml) vaj të fares së zezë e shoqëruar me lëng portokalli, pihet për çdo ditë për 10 ditë rrjesht pas buke ne mëngjes dhe më pas do të shihni ndryshim në vete menjëherë.

15.* AKTIVIZIM I MEMORJES DHE AFTESISË PER TE KUPTUAR: Një lugë të vogël vaj të fares së zezë e shoqëruar me 100 ml nenexhik të zier(uj ku ke zier nenxhik, pihet për çdo ditë pas buke në mëngjes për 15 ditë rrjesht.

16.* SEMUNDJET E ZEMRES: Pini Vaj te paster Fare te Zeze te shoqeruar me nje leng te nxehte psh.caj. Kjo ndihmon te shkrirjen e dhjamrave, hapjen e venave dhe arterieve.

17.* IMPOTENCA (DOBSIA SEKSUALE): 200 gr fara të zeza të bluara (kujdes jo vaj por fare e bluar) përzihen me 50 gr vaj ulliri, plus 100 gr çimçakiz arab mashkull i bluar, plus 50 gr vaj xherxhiri, plus 50 gr vaj të farës së zezë, plus 20 gr mjaltë të farës së zezë, me pas përzihen të gjitha. Përdoren tre herë në ditë {në mengjes drekë dhë darkë}, pas buke nga nje lug e madhe.

18.* PËR SHËRIMIN E PAGJUMSË: Nje luge kafeje vaj te farave te zeza e perzin me mjalt dhe e shtin ne pije te nxeht psh.caj dhe e pin.

19.* PER FYTYR DHE LEKUR TE SHENDETSHME: Perziej barazisht(ne mase) si vajin e Fares se Zeze dhe vajin e ullirit. Ferkojeni me perzierjen fytyren dhe lereni keshtu per rreth 1 ore,me pas lajeni me sapun e uje do ta vreni se fytyra juaj shendrrit.

20.* PROBLEMET E STOMAKUT: Pini nje got qumesht te perzier me vaj te fares se zez(5ml pra nje lug kafeje) 3 here ne dite per 5 dite me radhe.

21.* TE VJELLAT E SHPESHTA: Një lugë e vogël vaj të farës së zezë dhe një lugë e vogël karafil i bluar, hidhet në lëng nenexhiku të zier dhe pihet nga kjo përzierje tre herë në ditë në mëngjes, drekë dhe darkë pas buke. Doza këshillohet sa hërë që kemi të vjella të shpeshta.

22.* DIABETI: Perziej nje gote me gjethet e lules WaterCress,nje gote fara te Zeza,gjysem gote me lekura shege,dhe gjysem gote gjethe Fumaria.Bluajini ne grirese deri sa te behen si puder.Pini gjysem luge caji te kesaj perzierje me nje luge caji (5 ml) vaji te Fares se Zeze para se te hani mengjesin per rreth 1 muaj apo sa her qe te keni shqetesime ne rritjen e sheqerit ne gjak.

Menyra e dyte:
Merrni 1/2 luge caj te vjit te fares se zeze dy herë në ditë në mëngjes me ujë të nxehtë.

23.* RENIA E FLOKEVE APO PER MOSTHINJURIT PARA KOHE: Ferko rrenjet e flokeve me leng limoni dhe lereni per 15min.Lajeni me shampo (apo me se miri me sapun te fares se zez) dhe uj teresisht.Me pas aplikoni vajin e Fares se zez ne rrenjet e flokeve. Perseriteni
 kete per disa jave.

24.* ZBOKTHI: Mix 10 ml vaj te fares se zeze ,30 ml vaj ulliri, 30 gr pluhur mehindi. Ngrohje për një kohë dhe pasi pasta te bëhet e ftohtë, aplikoje dhe pas nje ore shpelaje me shampo.

25.* GURE NE VESHKA, NE TEMTH DHE NE KANALIN E URINES: 1/4 kg fara Habe Seude(far e zez) 1/4 kg mjalt Habe Seude (mjalt i paster nga fara e zez) Bluhen mirë farat e zeza dhe përzihen me mjaltin e kokrrës së zezë [Habe Seude] dhe dy lugë nga kjo përzierje i hedhim në një gotë të mbushur përgjysëm më ujë të ngrohtë shoqëruar me një lugë të vogël vaj të fares së zezë. Pihet për çdo ditë ne mengjes për një muaj rrjesht.

26.* KANCERI: (Kanceri i zorrëve, kanceri i gjakut, kanceri i fytit, etj): Merrni një gotë lëng rrushi, Shto ½ lugë çaji vaj te fares se zeze dhe pije në mëngjes para buke e pas drekës. Merrni 1 kg elb dhe 2 kg miell gruri, mix së bashku dhe beheni bukë dhe jepjani pacientit për 40 ditë.shmangeni pataten.

27.* BELBËZIMI: 1/2 luge me vaj te fares se zeze me 2 lugë mjaltë dhe mbajeni ate në gjuhë dy herë në ditë.

28.* TUMORET: Lyeni me vajin e fares se zeze pjeset e trupit te infektuara dhe pini nje luge te vajit te fares se zeze nje here ne dite per 15 dite resht.

29* HEMOROIDE: Përzihet vaji i farës se zezë me vaj ulliri në të njëjtën masë dhe çdo ditë, pihen nga tre lugë të mëdha {në mëngjes, drekë dhe darkë} përgjatë një periudhë 10 ditore. Me këtë përzierje shpërlahet fyti para gjumit një hërë në tre ditë radhasi, dhe konsumohet per çdo ditë 3 kokrra fiq për gjatë një jave.

Menyra e dyte: Mund vetëm të konsumohet fara e zezë me ushqim.

30.* MENINGJITI: Thith avujt e vajit te fares se zez dhe pi 2 lug kafeje(10ml) vaj te fares se zez me leng limoni cdo mengjes dhe dark. Ose vetem konsumoni cdo dite faren e zeze.

31.* ZBARDHJA E LEKURES (VENDE VENDE NE FORM PULLASH): Fërkohet vëndi i sëmurë më uthull molle {lëng molle i fermentuar} e më pas me vaj të fares së zezë për çdo ditë për 15 ditë me radhë.

32.* KUNDER PARALIZEZ FACIALE DHE TETANOZIT: Thithja e avullit të vajit të vluar të farës së zezë, ndihmon kundër paralizës faciale dhe tetanozin dhe eliminon shkaktarët e saj.

33.* ULCERI PEPTIK (ulçeri i stomakut): Pihet doza e këshilluar: Pesëmbëdhjetë minuta para mëngjesit dhe darkës, merret një lugë e vogël e vajit të farës së zezë dhe hidhet në një gotë të mbushur përgjysmë me ujë të vakët dhe më pas hidhet një lugë e madhe mjaltë (mjalti është mirë të jetë i kokrrës së zezë, apo çdo lloj mjalti tjetër). Mbasi përzihet mirë pihet kështu për çdo ditë përgjatë një periudhe tre mujore. Largoju përdorimit të frutave të tharta si: (limoni, portokalli i thartë etj). Këshillohet masazh i lehtë nga jashtë me vajin e farës së zezë si dhe konsumimi i shegës bashkë më cipën e saj të brëndëshme.

34.*PËR SHËRIMIN E ZEMERES DHE QARKULLIMIT TË GJAKUT: Këshillohet të pihet mëngjes dhe mbrëmje vaj i farës se zeze.

35.* TË VJELLUARAT: Merrni 1/2 luge lëng përzierje xhenxhefil të freskët me sasi të barabartë vaj te fares se zeze , dy herë në ditë.

36.* KRIMBAT E STOMAKUT: Mix 1 lugë uthull me gjysmë lugë çaji vaj te fares se zeze dy herë në ditë para dhe pasdite për 10 ditë dhe mos hani ëmbëlsira.

37.* VËSHTËRSI NË MENSTRUACIONE

38.* MOSTERJE, ACARIM NË STOMAK: Merrni një lugë me lëng xhenxhefil dhe 1/2 luge çaji i fares se zeze dhe pije dy herë në ditë. Ky trajtim është gjithashtu i dobishëm për trashje.

39.*Leucorrhoea, Shkarkimet e të bardhave, Menstruacionet 2 deri në 4 herë në muaj, dhimbje barku, dhimbje anusi) : Merrni dy gota me ujë dhe çiban me nenexhik shtoni lugë vaj te fares se zeze.Pijeni para mëngjesit dhe pas darke për 40 ditë. Shmangni turshi, vezët dhe peshkun.

40.* EPILEPSIA: Të merrni një gotë me ujë të ngrohtë dhe të shtoni 2 lugë mjaltë, ½ luge çaji te fares se zeze dhe ta përdorni dy herë në ditë. Shmangni ushqimin e ftohtë,bananet & fiqte gjatë trajtimit.

41. PËR FORCIMIN E IMUNITETIT TË NJËRIUT: Të konsumohet fara e zezë me qumsht cdo mëngjes dhe mbrëmje

42.*PËR TRETJEN E ACIDEVE: Disa pika të vajit të kokërres së zezë qiten në një gotë qumsht të nxehtë dhe më pas embëlsohet me mjat dhe pihet.

43.*PËR SHËRIMIN E PARALIZEZ SË FYTYRES: Ka thënë Ibn Kajjimi: Nëse përdoret vaj i kokërres së zezë përmes hundës, bën dobi kundër paralizez së fytyres.

44.*PËR SHËRIMIN E JASHTËQITJES: Një jogurti i qitet një lugë e madhe me vaj të kokërres së zezë dhe pihet. Kjo terapi merret tre ditë rregullisht deri sa të ndalet jashtëqitja.

45.*PËR SHËRIMIN E SMUNDJEVE TË LËKURES (shenjave në lëkurë): Duhet të lyhet cdo ditë vendi i lëkurës ku është i smur( ka shenja).

46.* PËR SHËRIMIN E ZORRËVE: Ka thënë Ibën Kajimi: Kokrra e zezë pakson lagshtinë (thartiren) e lukthit.

47.* PËR TRASHJE TË TEPËRT: Mix 2 lugë e ½ çaji mjaltë dhe vaj te fares se zeze ne ujë të ngrohtë dhe pijeni 2 here ne dite. Mos hani oriz.

48.* PËR KRIMBAT E STOMAKUT: Mix 1 lugë uthull me gjysmë lugë çaji vaj te fares se zeze dy herë në ditë para dhe pasdite për 10 ditë dhe mos hani ëmbëlsira.

49.* PËR TË VJELLUARAT E TEPËRTA: Merrni 1/2 luge lëng përzierje xhenxhefil të freskët me sasi të barabartë vaj te fares se zeze , dy herë në ditë.

50.* PËR SHËRIMIN E REUMATIZMAVE(reumes): Ngrohni pak vaj te fares se zeze dhe aplikoje mbi te gjithe zonen. Fërkoni kockat jo lëkurën dhe pini gjysme luge per 30 dite resht.

51.Për kurimin e rasteve të dobësisë seksuale:
Nevojitet 200 gr kokërr fare të zezë të shtypur (pluhur), 50 gr vaj ulliri, 100 gr dylli të shtypur (dyllë peme mashkull), 50 gr vaj fare të zezë, 50 gr vaj xhirxhiri (sallatë arabe, në anglisht rocket ose eatercress) si dhe 200 gr mjaltë i pastër. Këto përzihen mirë së bashku dhe përgatesa përdoret një lugë kafeje pas çdo vakti. Kjo kurë kthen aktivitetin edhe nëse je në moshë të thyer.

Këshilla të tjera: Fara e zezë mund të konsumohet me shumë lloj ushqime ku disa do të i cekim më poshte:

1- Me Supë, 2- Me Sallata të ndryshme, 3- Me Gjella të ndryshme, 4-Me Qushmt, Jogurt…

5- Me Mjaltë, 6-Me ujë, 7- Mund ta përdorni gjat cdo kohe të ushqimit…

KUJDES:
Femijet nën moshën 12 vjec të perdorin gjysmen e dozës së të rriturve.

Nuk këshillohet për femijet nën 5 vjec.
Nuk këshillohet të përdoret nga gratë shtatzëna,Gjatë shtatëzanisë vaji përdoret vetem per perdorim të jashtëm.

Permbledhja është bër nga Dr Ahmed El-Kadi një mjek Muslimanë në Amerikë .

DISA SQARIME RRETH FARËS SË BEREQETIT:
Fara e zezë përmban vaj acidik të pangopur, vaj me eter, vitamina dhe një sërë substancash të tjera të domosdoshme për organizmin. Tashmë është vërtetuar se vaji acidik i pangopur që përmban Fara e zezë ndikon pozitivisht mbi metabolizmin e trupit, rrit imunitetin dhe ndalon alergjinë.

Fara përmban përafërsisht 38% karbohidrate, 35% vajra të ndryshëm, 21% albuminë dhe pjesa tjetër përbëhet prej më shume se njëqind substancash të ndryshme. Për t’u përmendur jane: vajrat acidikë të pangopur, acidi Linolein, acidi alfa-Linolein, vajrat me eter (nigellon, alfa-pinen etj.), vitaminat (B1, B2, B6, Acidi Folik, Niacina), minerallet (hekur, kalcium, magnez, zink etj.) dhe amino acidet.

Veçoritë e vajrave acidikë të pangopur:
• Ndihmojnë metabolizmin e trupit

• Nevojiten në rritjen, zhvillimin dhe rinovimin e qelizave

• Ndihmojnë në zhvillimin e hormoneve dhe në formimin e një sistemi nervor dhe hormonal-mbrojtës të shendetshem.

• Pengojnë shtimin e substancave që dërgojne sinjale alergjike

• Ndalojnë qelizat mbrojtëse (imunitare) të punojnë më shumë se ç’duhet.

• Kolesterolin në gjak e kthejne në nivelet normalë

• Pengojnë bllokimin e damarëve duke rregulluar strukturën e tyre dhe njëkohësisht shpejtësinë e qarkullimit të gjakut

• Ulin tensionin dhe reduktojnë rrezikun e ashpërsimit të damarëve dhe infraktit në zemër

• Ndihmojnë në përmirësimin e shpejtë të plagëve

• Trupi i njeriut nuk i prodhon këta vajra dhe është i detyruar t’i marrë nga jashtë, 1gr. vaj i Farës se Zezë është i mjaftueshëm për nevojat ditore.

Vajrat me eter si Nigellon dhe alfa-Pinen zgjerojnë rrugët e frymëmarjes, lehtësojnë kollitjen, pengojnë qelbëzimin dhe ndalojnë dhimbjen. Nëse përdoren rregullisht ulin sheqerin në gjak.

Vitaminat B1, B2 dhe B6 luajnë rol në prodhimin e enzimave dhe forcojnë sistemin mbrojtës. Acidi Folik redukton rrezikun e tensionit dhe sëmundjeve të zemrës, gjithashtu është i nevojshëm në rinovimin e qelizave. Antioksidantet si vitaminat A, E, C dhe Beta-Karetin, forcojnë sistemin mbrojtës të trupit.

Përveç efektit që jep Fara e Zezë në sistemin imunitar, metabolizëm dhe zhvillimin e hormoneve, njëkohësisht pastron trupin nga substancat e dëmshme të quajtura Toxin, përforcon qarkullimin e gjakut, ndihmon në funksionin e zorrëve dhe rrit shkëlqimin e flokëve dhe lëkurës. Ul tensionin dhe temperaturën dhe kryen funksionin e antibiotikëve. Është mjaft efektive ndaj sëmundjeve alergjike si Astma dhe alergjia ndaj polenave.

Për efektin që ka në sistemin imunitar është i këshillushëm përdorimi në sëmundjet si AIDS-si, kanceri etj.

Megjithë këto të mira që përmban Fara e Zezë, është vështire të rrijë jashtë vëmendjes së botës perëndimore. Vitet e fundit në Europë dhe SHBA vërehet të ketë kërkesë për këtë farë. Në farmacitë gjermane Fara e Zezë tashmë është e pranishme në formën e saj origjinale si farë, vaj ose tabletë

Ps.
Produktin e gjeni ne Farmaci, ose ne tregjet e Myslimaneve, prane Xhamive, pasi eshte nje produkt qe vjen nga Arabia. Nuk ka asnje lidhje me faren e lulediellit!
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...