Monday 30 December 2013

SHEQERPARE

Sot po iu propozojme keto embelsira te shijshme me origjine turke te cilat jane shume te vleresuara edhe ne vendin tone:Sheqerparet. Sigurisht qe jane shume te embla (si te gjitha embelsirat turke), sepse permbajne shurup dhe se fundi receta plotesohet me nje kokerr bajame qe i vendoset siper.
Perberesit per 15 sheqerpare * 300gr miell * 60gr sheqer * 120gr gjalp ne temperature ambjenti * 2 te verdha vezesh * 1/2 luge te vogel maja birre * 20 kokrra bajame te plota (ose arra/lajthi)
Per shurupin * 450gr sheqer * 600ml uje * lengun e 1/2 limoni
Pregatisim si fillim shurupin (duke vendosur ne nje tenxhere sheqerin, ujin dhe lengun e limonit) te cilin e ziejme per rreth 15 minuta duke e lene ne nje ane.
Perziejme gjalpin me sheqerin dhe te verdhat e vezeve, shtojme ngadale miellin e situr bashke me majane e birres dhe e punojme masen me duar derisa te formojme nje brume te bute qe e mbeshtjellim me leter celofoni dhe e leme te pushoje per rreth Çerek ore.
Pasi te kete kaluar kjo kohe, formojme me brumin 15 sfera te vogla te cilat i veme ne nje tave te shtruar me leter furre, i shtypim fare pak ne siperfaqe dhe vendosim ne qender te seciles prej tyre nga nje kokerr bajame te qeruar. I pjekim ne furre te parangrohur ne 190°C per 20-25 minuta derisa te marrin ngjyre te arte ne siperfaqe.
Sapo te dalin nga furra, i hedhim siper shurupin e nxehte me ndihmen e nje luge derisa te zbuten plotesisht.
Keto embelsira turke serviren te ftohta dhe ruhen ne frigorifer ne nje ene te mbyllur me kapak. 
Ju bëfshin mire ..

No comments:

Post a Comment

Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...